Foto ilustruese

Fituan Plepat

25 Mars 2022, 14:11| Përditesimi: 25 Mars 2022, 14:13

  • Share

Gjykata e Tiranës, ka vendosur ti japë të drejtë “Grupimit të Rithemelimit”. Nga ky moment, njihet çdo vendim i marrë në 11 Dhjetor nga Sali Berisha dhe “miqtë”. Ata tashmë do të rikthhen në seli, do të rimarrin zyrat, korridoret, çelësat e “bravave”, do të rimobilojnë gjithçka nga e para. Rrofshin Plepat. Rrofshin ata që Berisha i “shkolloi” në Plepa dhe që në ditët e tij të këqija, ju gjendën, e ndihmuan dhe e risollën në seli. Fituan Plepat, ashtu siç kanë fituar për 30 vjet me vendime antiligjore. Akoma ka nga ata që kanë mbushur gjykatat tona. Akoma ka nga ata që deri momentin e fundit, kur ti vijë rradha e Vetting-ut, nuk do të lenë gjë pa bërë në kurriz të ligjit. Në rrethe, ka akoma nga ata të Plepave, që po bëjnë namin, po fallcifikojnë firma, vula, po japin vendime të paligjshme, me vendimet e tyre po pasurohen, po grabiten prona dhe troje. Fituan sërish Plepat, na rrofshin Plepat.

Ndaj dhe Berisha dhe shpura e tij e “Rithemelimit” nuk e ka dashur dhe nuk do ta dojë deri në fund reformën në sistemin e drejtësisë. Kjo sepse, janë ata të Plepave që kanë ikur, dhe po ikin sepse u kanë dalë të palarat, u janë zbuluar pasuritë e paligjshme, u janë zbuluar dhe publikuar vendimet skandaloze, dhe sërish duan të vazhdojnë. “Rrofshin Plepat, ndryshe do të ishim rrugëve dhe nuk dihej fati ynë- thonë në grupimin e “Rithemelimit”. Shpresa e Sali Berishës u bë realitet. Nuk e braktisën edhe në momente të tilla, ata që dikur ai i bëri gjyqtarë, prokurorë, kryetarë gjykatash e ministra, edhe pse mbaruan shkollën në “Plepa”. Por më e veçanta ishte, fill pas marrjes së vendimit, dalja në ekrane e “avoketërve” të “Rithemelimit”, (edhe ata me shkollë Plepash) dhe komenti mbi “fitoren e merituar”.Dalja e tyre, bërja e avokatisë mbi vendimin “e ligjshëm që pritej”, tregoi sa i rëndësishme është për Berishën, vendimi i marrë nga Gjykata e Tiranës.

Tashmë rradha i mbetet “operacionit fshesa”, që do të nisë sapo Doktori dhe të vetët, të shkelin në seli. Ata nuk do t’ua falin bashistëve, rezistencën e 8 Janarit, dhe do të nisin shkarkimet, largimet, dhunimet e “tradhëtarëve të demokracisë”. Në atë seli, shqiptarët do të kenë sërish rastin të rishohin turmat e Doktorit, “qëndrestarët” tek hyjnë e dalin si triumfatorë, tek grisin dhe djegin fotot e Lulit, simbolet e tij, dhe tek telendisin Enkeledin dhe Gazin, që u treguan “bukëshkalë” ndaj liderit historik. Brohoritjet e para nisën pa u tharë mirë “boja” e vendimit të marrë nga gjyqtari, dhe dihet si do të shkojnë situatat e mëtejshme. Madje nuk është habi, që pas Vetting-ut mbi gjyqtarin, (që dha drejtësi mbi vendimet e 11 Dhjetorit) Berisha ta marrë në seli, për ta “programuar” për ministër drejtësie kur ti vijë koha….Rrofshin Plepat.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zogu: 25/03/2022 14:46

    Gjykatat jane akoma ne kthetrat e Berishes,vetem manjaket e ti a nuk e besojne,dhe ja faturojne Rames,por e verteta eshte ndryshe,rrofshin plepistet qe akoma nuk e kane kaluar vetingun dhe lozin teatro me kete popull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?