Fitues i 'Topit të Artë' dhe golashënues i Italisë në Botëror, Paolo Rossi luajti me Juven dhe Milanin

10 Dhjetor 2020, 10:47| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 12:47

  • Share

Është shuar në moshën 64-vjeçare për shkak të një sëmundje të pashërueshme një nga emrat më të mëdhenj të futbollit italian si Paolo Rossi. Ish-sulmuesi ndërroi jetë mesnatën e sotme, por do të mbetet i përjetshëm për atë që arriti të bënte në Botëroin e Spanjës në 1982 kur edhe Italia u shpall kampione bote.

Në atë vapë të datës 5 korrik 1982 teksa luante kundër një Brazili pretendent për të fituar Kupën e Botës, Rossi arriti të realizonte tre herë e për rrejedhojë Italia fitoi 3-2 kundër Seleçaos. Një dy pikësh që në atë kohë i siguroi Italisë kalimin përtej grupeve. Nga kjo ditë Rossi u cilësua si heroi i Botërorit 1982. Kjo edhe për shkak se ai shënoi ‘dopietë’ kundër Polonisë në gjysmëfinale dhe më tej ishte autori i një goli në finalen e fituar 3-1 kundër Gjermanisë Perëndimore.

Në një intervistë të mëvonshme Rossi u shpreh që ‘golin e parë kundër Brazilit e mbaj mend si më të mirin e jetës time. Nuk kisha kohë të mendoja për asgjë, thjështë u çlirova pas goditjes. Është e mahnitshme të kuptosh se si ai episod ndryshoi gjendjen time, nuk kishte më probleme mendore dhe as fizike. Pas atij goli gjithçka erdhi natyrshëm.”

Atë vit Rossi u shpall golashënues i Botërorit, ndërsa fitoi edhe Topin e Artë. Sot e kësaj dite ai është futbollisti që ka shënuar më shumë gola për Italinë në Botëror.

Përsa i përket karrierës në klube ai ishte për shumë kohë pjesë e Juventusit. Për disa sezone bardhezinjtë e huazuan, ndërsa më vonë u bë pjesë edhe e Milanit, por edh e Veronës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?