Fitues në garën ndërkombëtare në teknologji, gjimnazistët në podcastin e Ramës: Ja projekti ynë ambicioz, synojmë të dixhitalizojmë me e-Albania shkeljet e qarkullimit rrugor

21 Tetor 2023, 08:45| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 12:02

  • Share

Tre të rinj nga Shkodra, fitues të garës ndërkombëtare në teknologji kanë zhvilluar sot një podcast me kryeministrin Rama.

Tre të rinjtë super të talentuar tregojnë rutinën e tyre të përditshmë, pasionet, projektin e finalizuar dhe majde për premisat e së ardhmes. Maturantët shpjeguan më në detaje se çfarë arritjeje inovative krijuan.

Pjesë nga biseda:

Kryeministri Edi Rama: E kuptova këtë, por ma shpjego pak nga ana konkrete. Si organizohet sistemi, të dhënat ku mblidhen. Çfarë tregojnë këto të dhëna dhe si kjo pastaj ndikon në të gjithë disiplinimin e trafikut.

-Sistemi jonë përdor inteligjencën artificiale për të dalluar shkeljet rrugore. Ajo i ruan në database, pastaj më vonë, pas disa vitesh do të jenë ne e-albania për të bërë një raportim automatik të gjobave.

-Diçka tjetër, që kur ta dërgojmë në Shkodër është sesi do reagojnë njerëzit, publiku ndaj kësaj, a do ketë reagime të mirë ose të këqija. Dhe si do të shkojë dhe për të bërë test gjeneral si do të jetë në rrugët në kohë reale.

Kryeministri Edi Rama: Sistemi i inteligjencës artificiale ka një të mirë të madhe që nuk ka kushërinj, nuk ka vese, nuk korruptohet, nuk funksionon me korrupsion. Është një sy komplet i pavarur nga të gjitha këto që sheh gjithandej, që nëpërmjet gjithë sistemit të kamerave që janë të instaluara që mbledh informacionin dhe pastaj jep raportin objektiv që në këtë vendndodhje kjo makinë me këtë targë është gabim, apo jo? Dhe atij që i shkon gjoba i shkon bashkë me kartolinën dhe nuk ka se pse mos të funksionojë apo jo? 

-Po dhe shpresoj ta kthejmë në digjitale me e-Albania dhe për ta bërë sa më të lehtë pra dhe për ta paguar gjobën.

Kryeministri Rama u ka propozuar të rinjve të bashkëpunojnë edhe me kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Becin për programin e strat-up. Të rinjtë ishin mjaft optimist mbi projektet që do të krijonin me anë të inteligjencës artificiale.

Kryeministri Edi Rama: Të kthehemi te punët serioze, ne kemi një program për start-up dhe besoj që nëse do ta shikoni, mbase mund të bashkëpunoni dhe me Kryetarin e bashkisë, Benetin sepse Beneti një nga cilësitë e mira që ka të historikut të tij të punës, është që është shumë i zoti për të shkruar projekte dhe për të aplikuar për financime të organizatave të ndryshme, apo të fondeve të ndryshme, apo të programeve të ndryshme dhe mund të bëni një aplikim për të marrë mbështetje financiare për këtë inovacionin tuaj, në mënyrë që ta bëjmë realitet dhe ta bëjmë bukur sa më shpejt këtë modelin e inteligjencës artificiale për trafikun se mund të na shërbejë shumë pastaj për ta shtrirë në gjithë Shqipëri.

- Edhe për të ndihmuar Policinë. Se Policia Rrugore sidomos lodhet në shi, në të nxehtë, në të ftohtë. Edhe për ata është shumë e rëndësishme kjo.

Kryeministri Edi Rama: Patjetër që inteligjenca artificiale do ndryshojë rrënjësisht raportet e punës dhe raportet mes realitetit dhe institucioneve sepse do të japë mundësi të jashtëzakonshme në të gjitha fushat për të pasur një monitorim jashtëzakonisht të detajuar dhe jashtëzakonisht objektiv të shumë aspekteve që sot për sot bëhen vetëm nëpërmjet njeriut dhe sigurisht që, nëse, se sistemi i kamerave dhe monitorimi i trafikut me kamera nuk është e re, është e vjetër, por me futjen e inteligjencës artificiale, përpunimi i gjithë informacionit, dhënia e raporteve, jo thjesht shpejtësia në trafik, në pika të caktuara, por edhe mënyra e parkimit, shkeljet, sjellja me rregullat e qarkullimit është progres.

Ju falenderoj shumë për vizitën. Ju përgëzoj shumë për punën në të gjitha aspektet. Edhe për dhjetat, edhe për pasionin dhe vullnetin për inovacionin dhe patjetër për faktin që jeni çuna të mirë që i bëni nder familjes, i bëni krenarë prindërit dhe jepni shembullin që, kudoqoftë mund të synosh sukses e mund të bësh sukses. Nëse nuk kërkon gjithë ditën justifikime, jo se kjo s’bëhet, jo po se këtu kështu, jo po se këtu ashtu, jo se ky më tha, jo se i thashë atij, po jo mo se kështu. Kështu që, për të gjitha këto respekt.

- Faleminderit!

Kryeministri Edi Rama: Edhe mos e harroni asnjëherë që çdo ëndërr që ju e shihni me sy hapur, është në gjendje ta realizojë në qoftë se ka gjithë fuqinë që të mos dorëzohet dhe t’i përballojë të gjitha vështirësitë e rrugës për ta realizuar.

- Rruga është e vështirë, por ne duhet të punojmë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/10/2023 00:12

    /ROI/,cfare pret ti,te nisin raketa?! Duhen inkurajuar keta inxhinjere te se ardhmes edhe per gjera te vogla dhe me miliona,pse jo,duhet rifilluar e filluar nga diku e dicka. Mendoj qe eshte inciative e mire dhe interesante qe duhet vleresuar e perkrahur nga shkollat dhe shteti.

    Përgjigju
  • Roi: 21/10/2023 12:11

    O zot. Qeveria paguan për këtë projekt miliona. Tani na futen ca çuna babi më të zotë që e paskan shpikur rrotën. Dhe kooperativa bujqësore duke komentuar e lumtur.

    Përgjigju
  • Deni: 21/10/2023 12:00

    Respekte pafundesisht! Pergjithesisht rinia te hedhi syte nga keta djem,te mesojne dicka pozitive dhe produktive…jo vetem kafe e si me mor ose bo nei lek qyl e tu ja fut familjes me 500 leksha per dite! te rinj frymezues!

    Përgjigju
  • Roni: 21/10/2023 11:14

    Ju lumte per arritjet qe beni se merrni vleresimin qe meritoni

    Përgjigju
    • YNon ijjjnhuuuyjjbhjbnkbvhyy yhyyhyyyy: 28/10/2023 17:33

      dtYxmmmnnb nnnnmnjbb nnnn nk i

  • Eni: 21/10/2023 11:12

    Te rinj fantastike me shume ambicie

    Përgjigju
  • Besjana: 21/10/2023 10:23

    keto jane te rinjte qe duam, te cilet kontribojne per vendin e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?