Fituesi i Kavajës jep lejen e parë, por vihet e hiqet kioska në pedonalen e bregdetit të Golemit

5 Korrik 2023, 16:23| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 09:41

  • Share

“Kreu i ri i Bashkisë së Kavajës dalë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, ka nisur punën e tij të parë si kryetar bashkie, duke dhënë leje për kioska në bregdetin e Golemit”.

E çuditshmja që vjen pas këtij lajmi, nuk është vizioni për zhvillimin e bregdetit me kioska, por fakti që një ditë më pas, teksa Report Tv bëri një vëzhgim në Golem në territorin ku sipas lejes, ishte ndërtuar kioska që u publikua edhe me foto në disa media, objekti prej druri rreth 8 metra katrorë, nuk gjendet më.

Kioska që tashmë është hequr, ishte vendosur pranë shëtitores kryesore të Golemit. Tashmë kanë mbetur vetëm disa blloqe druri të cilat kanë shërbyer për të niveluar kioskën në terrenin prej rëre.

Burime bëjnë me dije se kioska u hoq se nuk ishte e lëvizshme ndërsa leja ishte dhënë për kioskë që kishte mundësi për t'u lëvizur.

Kujtojmë se tashmë prej disa vitesh ka pasur disa aksione për lirimin e hapësirave publike nga kisokat në qendrat e qyteteve dhe zonat e plazhit, ndërkohë që fenomeni i kioskëzimit duket se rrezikon të rikthehet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 06/07/2023 10:45

    Kryetar i kioskave

    Përgjigju
  • halla esma: 06/07/2023 04:01

    kryetar bashkie duhet te jesh mbi 50 vjec...ai palaco te jape doreheqjen...ik.qerrohu me gjithe tespi e sali qen berish..

    Përgjigju
  • Albi: 06/07/2023 03:07

    Kiosken e sekuestroi policia e keni ne kavaje kjosken nuk e hoqi bashkia

    Përgjigju
  • Iris: 06/07/2023 02:38

    Gjepura! Kioska u hoq se u be lajm,jo se ishte e palevizesshme.

    Përgjigju
  • Ben: 05/07/2023 16:37

    Fisniku eshte nje rob pa vizion, si shefi i vet, Sala.Fatkeqsisht,ne do shohim idiotizma te tjera ne te ardhmen.Ai do filloje kioskezimin e plazhit,sepse democratet e kane ne ADN-ën e tyre te shkeljen e ligjit,dhe kioskat,i kane qejf fort.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?