Fituesi i Sanremo! Diodato koncert elektrizues për të rinjtë në Tiranë

8 Qershor, 15:34| Përditesimi: 8 Qershor, 15:44

  • Share

Sheshi “Italia” në Tiranë mbrëmjën e së premtes gjallëronte nga kënga më e bukur italiane.

Në javën e kulturës italiane, Antonio Diodato, një prej këngëtarëve më të njohur në Itali por edhe për publikun shqiptar, elektrizoi skenën me performancën live.

Në sheshin e mbushur plot, me celularë në duar adhuruesit e këngës italine, pjesa dërrmuese të rinj, e grupmosha të ndryshme u bënë bashkë në këtë atmosferë feste për të shijuar tingujt e muzikës e këngës nga kantautori i famshëm Diodato.

Këngëtari Antonio Diodato është fituesi i “Sanremo 2020” me këngën “Fai Rumore”, në shqip “Bëj zhurmë”, hit i cili ka rrëmbyer edhe zemrat e mijërave fansave shqiptarë, por jo vetëm. Diodato është gjithashtu fitues i çmimit të Kritikës dhe çmimit ‘Lucio Dalla”.

Pak orë para koncertit, artisti italian u prit në një takim nga Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, së bashku me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Buçin.

 

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?