Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Opinion

‘Fituesi’ që mori 60% të votave kundër

14 Qershor 2021, 23:03| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 23:04

  • Share

 Lulzim Basha dhe PD i kanë dhënë fund sot një gare me një rezultat të paravendosur. Por, kjo fitore si e Pirros nga ana e Bashës, në një kohë kur ka humbur e rihumbur 4 palë zgjedhje me PS-në thellë e më thellë, tregoi nga ana tjetër paradoksin e  tij në raport me atë që thotë dhe atë që bën. Se si e fitoi garën brenda partisë tanimë e di i madh e i vogël, por s’është qëllimi kryesor i analizës.

Lulzim Basha sot mbajti  drejtimin e PD me 32 mijë vota anëtarësh, nga 75 mijë të tillë me të drejtë vote. Natyrisht, këto shifra tregojnë se Lulzim Basha nuk i motivon demkratët. Shifrat tregojnë se më shumë se 55% e demokratëve nuk bësojnë më fare tek lidershipi i partisë së tyre, as te Basha as tek të tjerët. Ky në fakt është treguesi më i qartë edhe për rezultatin e 25 prillit, por akoma më shumë tregojnë se Lulzim Basha e ka marrë peng atë parti, duke e mbyllur dhe mbajtur si pronë private. Ai i ka ngrodhur nervin duke i detyruar që të braktisin votimin si për të thënë se të kjo kupolë drejtuese e partisë nuk motivon më.

Kjo pjesëmarrje nxjerr edhe një blof tjetër të Lulzim Bashës. Në zgjedhjet e 2019 ai tha se 80% e shqiptarëve që nuk votuan, ishin pro Opozitës. E po me këtë logjikë, i bie që mbi 55% e demokratëve janë kundër Bashës, për sa kohë zgjodhën të mos dalin të votojnë.

Lulzim Basha dhe PD mbyllën sot një garë pa garë, një proces sa për të thënë që ndodhi, por ajo që pritet të vijë është vazhdim i asaj që kemi parë. Basha i bëri kundërshtarëve atë që thoshte se po ia bën atij Edi Rama. E në fakt, këtë herë qëndron fiks ajo shprehja ” ai që të sulmon për diçka që se ke bërë, do e bënte atë gjë po të kishte mundësinë ta bënte”. Pikërisht këtë u bëri Basha kundërshtarëve  brenda PD, duke dalë edhe njëherë i dhjerë nga një stisje ku më shumë tregoi fytyrën e tij të vërtetë se çdo të bënte po të kishte pushtet, sesa zhvilloi garë. Pasi këtë të fundit, e kishte vrarë që pa nisur.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kaso: 15/06/2021 13:44

    Po, keni te drejte. Si mund te quash fitues nje te tille? Ka vetem nje te tille, ne Shqiperi dhe ne bote, Edi Rama. Si duket jo 30, por ndoshta 300 vjet nevojiten per te ndryshuar mentalitetin neodiktatorial.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?