Politikë

Rama: S’ka plan B, do integrohemi në BE! Zoti shpëtoi Trump për të zgjuar Europën! Drejtësia? S’është e përsosur, por e pavarur

7 Mars, 11:10| Përditesimi: 7 Mars, 13:48

  • Share

TIRANË- Një një kohë kur vendi ka bërë përparime të ndjeshme në procesin e integrimit evropian me mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare më 18 mars, Kryeministri Rama nuk lë rast pa e theksuar se për Shqipërinë nuk ka një “Plan B” veç atij të integrimit në familjen evropiane.

“Dhe pse jam kaq i fiksuar për ta çuar Shqipërinë në BE, deri sa ne të shkojmë në BE ka gjëra që nuk do jenë të sigurta, ndaj kur më pyesin ç plan B ka Shqipëria, i them që nuk ka plan B përkundrejt lirive individuale. Dhe nëse doni të negocioni lirinë tuaj atëherë hiqni dorë nga BE. Nuk ka plan B kundrejt shteti të së drejtës dhe të qenit të barabartë para ligjit. Barazia para ligjit garantohet vetëm nëse je pjesë e BE-së”, tha Rama.

Këto deklarata i bëri praninë e dhjetëra personaliteteve me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Evropës, në një event që bëri bashkë laureatë të çmimit të madh Ndërkombëtar “Karli i Madh”, ku foli edhe për situatën e tensionuar mes Amerikës dhe Evropës.

"Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump jo vetëm për ta bërë Amerikën të madhe përsëri, por për të zgjuar përfundimisht Europën dhe për t’i dhënë asaj mundësinë të kuptojë që nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj sepse nuk është njësoj”, tha Rama. 

Një koment e ka edhe për reformën në drejtësi, për të cilën thotë se nuk është e përsosur, por për herë të parë njerëz të veshur me pushtet politik po dalin para prokurorëve e gjyqtarëve të pavarur.

"Nuk është e përsosur, ka mjaft disavantazhe, por hera e parë në histori që kemi njerëz, politikanë të fuqishëm që shkojnë para një prokuror e gjyqtar të pavarur. Kurrë s’ka ndodhur qysh nga 1912 deri kur finalizuam reformën në drejtësi, kurrë s’kishim parë një ministër, apo individ të profilit të lartë të lidhur me pushtetin politik të çohej para gjykatës e jo më të dënohej. Tashmë po i shohim këto gjëra dhe pa BE, harrojeni", tha Rama. 

Kreu i qeverisë iu kthye pas kohës kur u fut në politikë, duke u dhënë edhe një mesazh të rinjve. 

“S’dua të marr shumë nga koha juaj duke u kthyer 35 vite më parë. Isha aq i ri sa të pranishmit në auditor. U përfshiva për të kërkuar lirinë. Ajo çfarë dua të them është se nuk jam i lumtur kur shoh të rinjtë që nuk e kuptojnë sa e rëndësishme është politika dhe besojnë se duke e cilësuar si diçka të pistë, nuk duan të bëjnë, në fakt mendojnë se i ikin asaj, por nuk i ikën dot. Është iluzion të besojnë se nëse rrish jashtë saj, nuk prekesh dot, është e kundërta në fakt. Ka të bëjë me pjesëmarrjen, jo me profesionin. Ka të bëjë me angazhimin si qytetar. Për liritë e tyre. Pse jam kaq i fiksuar për ta çuar Shqipërinë në BE. Ka gjëra që nuk do të jenë të sigurta, të pakthyeshme. Ndaj kur më pyesin ç’plan B ka Shqipëria, them anëtarësimi në BE.”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ishte në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalitet me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, vijnë në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit.

Kryeministri ishte në panel sëbashku me Martin Schulz, ish-President i Parlamentit Europian dhe laureat i çmimit “Karlspreis”, Veronika Tsepkalo, pjesë e opozitës bjelloruse, laureate e çmimit “Karlspreis”, René van der Linden, President Nderi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Dr. Jürgen Linden, kryetar i bordit drejtues i “International Charlemagne Prize”.

Ora 11:31
Rama: Ndoshta Zoti shpëtoi Trump, jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe, por për të zgjuar edhe Europën

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar mes Amerikës dhe Evropës. Po ashtu, kreu i qeverisë foli edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. 

"Ka shumë për të thënë për BE, por ne jemi mjaft idealiste ende për Bashkimin Europian. Kur vjen fjala për atë që po ndodh, unë besoj se Europa gjendet në një moment ku “ku bëhet a zhbëhet, në kuptimin e  shkuarjes në një nivel tjetër”. Nuk është një moment për të këmbëngulur në mënyrë kokëfortë. Historia ka pasur momente ku SHBA dhe Europa kanë pasur përplasjet e tyre, apo të konfliktit politikisht e kam fjalën… Amerika pa Eruopën është një ishull dhe Europa pa Amerikën është gadishull. Mua nuk më duhet të gjej zgjidhje për botën, e di që nëse unë e kam gabim askush nuk do dëmtohet, por nëse Mertz e ka gabim të gjithë dëmtohet. Pra bëhet fjalë për një pamjet 360 Gradë të situatës dhe nuk lidhet vetëm me forcimin ushtarak…Po kërkojmë të krijojmë një ushtri të madhe barbarësh, por duhet ta shohim gjithçka në tërësi. Është me rëndësi të forcohemi ushtarakisht, por diplomacia dhe korridoret e reja të dialogut janë të rëndësishme. Europa ka më pak miq sot se sa më përpara agresionit rus. Por pse kjo? Dhe nuk po flasim për Rusinë…Ndoshta zoti i shpëtoi jetën Donald Trump jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar Europën", tha Rama. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/03/2025 03:48

    Me ato temenate per Trump e menderose!Ose nuk e njeh mire,ose e ben nga halli se ka thene qe do t'i kerkoje NATO-s te rrise shpenzimet ushtarake nga 2 ne 5 %,ose nuk degjon,ose nuk lexon c'thone drejtuesit e vendeve demokratike te perendimit per te.

    Përgjigju
  • Po mër po: 07/03/2025 19:28

    Zoti! Zoti nuk prodhon as armë. Të kishte shpëtuar edhe Kenedin ky zoti. Pse Zoti nuk na shpëton nga Putini?

    Përgjigju
  • O edi: 07/03/2025 13:55

    ...I ke mare leje bosit per keto qe thua per Trump? Deri dje e shanit te gjithe. Europa nuk zgjohet po nuk iken komunistet nga qeverite

    Përgjigju
  • Rruga e Dibres: 07/03/2025 13:48

    Ermal,te lutem mos me keqkupto ...... cdo gje ne kete jete eshte relative .... edhe mendja jone ne "votim" gjykon relativisht ..... E imagjinon dot Saliun,si nje kryeminister "Non Grata" (ne SHBA & Britani e Madhe) ne nje takim / foto me te gjithe lideret (Presidente dhe Kryeministra) e vendeve te NATO's ?!....... Le ti konsiderojme te gjithe "hajdute",por ky eshte edhe ca vrases / kriminel !! Respekte Rruga e Dibres

    Përgjigju
  • Rruga e Dibres: 07/03/2025 13:48

    Ermal,te lutem mos me keqkupto ...... cdo gje ne kete jete eshte relative .... edhe mendja jone ne "votim" gjykon relativisht ..... E imagjinon dot Saliun,si nje kryeminister "Non Grata" (ne SHBA & Britani e Madhe) ne nje takim / foto me te gjithe lideret (Presidente dhe Kryeministra) e vendeve te NATO's ?!....... Le ti konsiderojme te gjithe "hajdute",por ky eshte edhe ca vrases / kriminel !! Respekte Rruga e Dibres

    Përgjigju
  • Ku i gjeten? Na i vodhen bashke me te ardhmen tone: 07/03/2025 13:16

    Flasin per pllane keta per inerci nderkohe qe plani i vetem i çdo shqiptari te ndershen sot eshte denimi dhe sekuestrimi i çdo gjeje qe i eshte vjedhur ne 35 vite tranzicioni.

    Përgjigju
  • Ermali: 07/03/2025 12:01

    Ke filluar te moderohesh zotrote se deri dje na flisje si lider global. Hajde hajde se do e hash edhe ti mos ki merak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?