Politikë

Fituesit në Këshillin Kombëtar të PD, politologu Gjeta: Basha është kujdesur që të ketë pranë vetes besnikët e tij! Për Berishën, duhet mbaj qëndrim të qartë

1 Shtator 2021, 19:23| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 19:36

  • Share

‘Basha është kujdesur që të ketë pranë besnikët e tij’, kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv, politologu Altin Gjeta ku tha se kreu i PD-së nëpërmjet largimit të kritikëve nga pozita drejtuese ka zgjedhur rrugën e shkëputjes së marrëdhënies me to, dhe vijimin betejës politike me ato personalitet që kanë mbështetur teza e tij politike. Gjeta tha se lideri i partisë mund t’i lejohet që të ndërtoje ekipin e tij, por duhet t’i kërkohet përgjegjësia për vendimet që merr në rast dështimi.

‘Ka qenë një dialektikë normale, zgjedhja në krye të pozicioneve drejtuese emrat dhe personalitet brenda partisë që kanë mbështetur tezat e zotit Basha. Basha nëpërmjet akomodimit të kritikëve të tij dhe largimit të tyre nga pozita drejtuese në PD ka zgjedhur rrugën e shkëputjes së marrëdhënies me to dhe vijimin betejës politike me ato personalitet që kanë mbështetur teza e tij politike. Më së fundmi qëndrimet e tij për zgjedhjet e 25 prillit të cilat ai i ka konsideruar si masakër elektorale. Mendoj se ka qenë një vendim për të rifreskuar imazhin e PD-së ishte e pritshme largimi i Spahos dhe Palokës kanë mbajtur atë detyre dhe pa produktet konkrete në funksion të rritjes dhe ardhjes në pushte të PD-së. Basha ka zgjedhur që ta zgjerojë forumin e nënkryetarit, duke afruar edhe dy zonja për t’i dhënë një lloj dinamike të re partisë.

Basha është kujdesur të ketë edhe njerëz që e mbështesin dhe i qëndrojnë besnik dhe që mbështesin tezat e tij politike. Në rast dështimi ato duhet të mbajnë përgjegjësi dhe Basha duhet të mendoj seriozisht për vendimet që merr. Mendoj se lideri i partisë mund t’i lejohet që të ndërtoje ekipin e tij, por duhet t’i kërkohet përgjegjësia për vendimet që merr është një moment që ajo të hapet më shumë me partinë. Zgjedhjet e fundit në kupolën e PD-së nuk e reflektojnë shumë këtë. PD duhet të ridimensionojë marrëdhëniet e saj me botën akademike me ish pronare, të ish dënuar politikë etj.’- tha Gjeta.

Sa i takon shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berishës ‘non grata’ nga SHBA dhe kërkesës së prerë të ambasadores amerikane Yuri Kim që mos të jetë në Kuvend, Gjeta tha se Basha duhet të mbaj një qëndrim të qarte në lidhje me këtë dhe të tregojë karakterin e një lidershipi politik

‘Kjo është një çështje që duhet të adresohet sepse ka një realitet të ri politik. Berisha ka udhëhequr për shumë vite PD-në e ka drejtuar në pushte për 13 vite. Është një precedent i ri, pasi është shpallur si person i padëshiruar nga SHBA dhe është momenti që duhet të merren vendime të rëndësishme dhe qasje të tilla tregojnë dhe aftësinë dhe karakterin e një lidershipi politik. Mbetet që Basha dhe PD të mbaj një qëndrim më të qartë.’- tha Gjeta.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?