Fituesja e çmimit 'David di Donatello', dokumentar për violonçelistin shqiptar Redi Hasa

3 Qershor 2019, 17:04| Përditesimi: 3 Qershor 2019, 17:26

  • Share

Redi Hasa (1977) rikthehet sërish tek rrënjët, në shtëpinë e tij, në tokën që e mban të lidhur me Shqipërinë. Por kësaj here Hasa nuk vjen si muzikant, por si protagonist i një dokumentari. I rritur në një familje artistësh violonçelisti pas udhëtimit përtej detit, në Itali, ka bashkëpunuar me emra të njohur ndërkombëtarë, siç pianisti i njohur Ludovico Einaudi-n apo rokeri Robert Plant i grupit Led Zeppelin. Regjisorja italiane Esmeralda Calabëria, e cila numëron në karrierën e saj dy çmime të “David Di Donatello”-s, për kamerën e “ReportTV” na rrëfen se përse zgjodhi që të bëjë një dokumentar për violonçelistin shqiptar.

“Redi është një muzikant i madh. Ne e njohim mbi të gjitha, sepse ai ka punuar shumë në Puglia. E njohim edhe si italian, jo vetëm si shqiptar. Ideja për realizimin e këtij dokumentari ka lindur nga producenti i tij muzikor, të cilit Redi i ka rrëfyer historinë e tij, udhëtimin edhe procesin, që ka kaluar derisa të arrinte në Itali. Prandaj unë propozova, që ta bëjmë këtë dokumentar mbi historinë e tij, që të jetë përpos për Redin në këndvështrimin pozitiv, të jetë edhe ilumiunes për njerëzit, që kanë ardhur nga një vend në vështirësi edhe që ja kanë dalë. Dëshiroj të sjell këto dy realitete”, shprehet regjisorja dhe redaktorja Esmeralda Calabria.

Regjisorja na shpjegon se çdo zgjedhje e një artisti vjen edhe falë eksperiencës, që ai ka jetuar në adoleshencë, prandaj duke qenë se Redi ka jetuar një vend të mbyllur edhe të pazhvilluar, kjo gjë ka bërë që ai të jetë në kërkim të një shpërthimi të lirë në muzikë. 

“Është e pashmangshme që të flasim edhe për Shqipërinë, vendin nga ai vjen. Por nga ana tjetër për ne në Itali kjo është edhe interesante, sepse Shqipëria është pranë nesh, por nuk e kemi njohur asnjëherë, nuk e kemi eksploruar. Pak, sepse është një vend i mbyllur, pak edhe, sepse është një vend që ka dalë nga një situatë thuajse e izoluar prej pak kohësh, 30 vite. Për ne është e rëndësishme edhe ky takim me këtë pjesë, ku akoma janë në një fazë tranzicioni, në të kuptuarit të lirisë edhe të demokracisë. Kjo për ne është shumë interesante”.

Regjisori edhe fotoreporteri Mirko Pincelli na flet për eksperiencën e tij të parë në sheshin e xhirimit në Shqipëri, ku gjithçka ka nisur nga burgu i Spaçit.

 “Janë padyshim vende që duhet që të kujtohen më shumë, sesa që të lihen vetëm në dorë të natyrës, sepse janë vende që përfaqësojnë historinë e një vendi.  Personalisht mënyra se si e kam parë unë burgun e Spaçit, është ajo e të ndarit të kontaktit me delikatesë, të hyrit në një botë, që është thuajse e shkëputur nga realiteti që i përket Shqipërisë”, thotë Mirko Pincelli.
Ndërsa, vet violonçelisti Redi Hasa, na rrëfen se nëpërmjet realizimit të këtij dokumentari,nuk është duke u kthyer vetëm tek e shkuara e tij, si artist, por edhe tek e shkuara e vendit të tij,

 “Është një dokumentar, që unë nuk e shoh si një dokumentar mbi jetën time. Mund të isha unë, por mund të ishin edhe shumë të tjerë në këtë dokumentar. Edhe unë duke ardhur në këtë vend po zbuloj historinë time, jemi nisur nga kujtimet e mia, nga historia e violonçelit me time më, nga familja ime. Edhe po ecim pak nga pak, duke realizuar gjithnjë edhe më shumë këtë vizion të Shqipërisë që ishte edhe asaj që është sot. Janë vende që edhe unë po i zbuloj. Në Spaç shkova për herë të parë. Di që ka qenë një plagë, një vulë mbi shpatulla, që e mbajmë çdo ditë, të cilën nuk duhet që ta harrojmë edhe as të kemi frikë. Por duhet që ta shikojmë të vërtetën në sy, edhe mos të harrojmë, që mos të përsëritet më”, thotë Hasa.
Xhirimet e dokumentarit janë parashikuar që të përfundojnë në muajin shtator.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?