E shtuna ishte një mbrëmje e veçante në Lezhë. Fizarmonika u gërshetua bukur me veglat e harqeve përmes një koncerti recital me muzike klasike, i Nikolas Gjonit, nxënës i shkollës 9-vjeçare "Beselidhja".
Performanca e 16-vjeçarit solli emocione të rralla për publikun që kishte mbushur sallën e qendrës kulturore të fëmijëve.
Për koncertin ku fizarmonika ishte instrumenti kryesor, shoqëruar nga një ansambël harqesh drejtuar nga maester Lorenc Radovani, të pranishmit u vlerësuan se nxënësit e kësaj shkolle muzikore premtojnë shumë për të ardhmen
“Përgatitja nuk është e vështirë kur punon me nxënës që punojnë”, tha Anisa Skandat drejtoreshë e shkollës "Besëlidhja".
“Nikolasi është nga ata nxënës që ka ëndërruar shumë për suksesin dhe nuk ka rreshtur së punuari”, tha Arian Paço violinist.
Performanca e Nikolasit jashtëzakonisht e mirë, besoj që është një talenti dalë nga qyteti i Lezhës i cili premton shumë në të ardhmen”, tha Pjerin Ndreu kryetar i bashkisë Lezhë.
Koncertmaester Lorenc Radovani i cili shoqëroi me violine performancen e 16 vjecarit, tha se këta artiste shumë shpejt mund të japin koncerte në çdo skene, ndërsa artisti i vogël foli për emocionet e koncertit te pare recital.
“Unë besoj se ishte një interpretim i denjë, një interpretim i një të riu që ka dëshirë ka vullnet dhe ka përgatitjen e duhur për të mbajtur një recital”, u shpreh Lorenc Radovani.
“Ky koncert u prit mjaftueshëm shumë bukur, më pëlqyen të gjithë që erdhën”, tha Nikolas Gjoni.
Në Lezhë gjatë vitit të fundit nxënësit e shkollës 9 vjeçare ‘Besëlidhja’ kanë interpretuar në disa koncerte të muzikës klasike, duke i rikthyer këtij qyteti lavdinë e dikurshme në muzikë.