Presidenti Ilir Meta u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve për humbjen e fizioterapistit së kombëtares, Ylli Mihali. Meta vlerëson punën e tij që ka dhënë për rreh tre dekada në kombëtaren Shqiptare, duke shkruar se ndikoi në sukseset e saj.
“Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të fizioterapistit, Ylli Mihali, kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar. Ngushëllime familjes, miqve dhe kuqezinjve, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe përkushtim”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Prej dy javësh në intubim, ndërron jetë nga COVID fizioterapisti i kombëtares Ylli Mihali! Ishte i vaksinuar me dy doza te vaksinës 'Pfizer'! Homazhet sot te Selman Stërmasi”
SI.E./ReportTv.al