Fizioterapistja Klejda Tani: Ja këshillat që duhet të ndjekin prindërit për qëndrimin e fëmijëve të tyre, për të evituar skoliozën dhe hiperkifozën

22 Shtator, 08:24| Përditesimi: 22 Shtator, 08:41

  • Share

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte fizioterapistja dhe Dr.Shk e Klejda Tani e cila foli për problematikat e fëmijëve në strukturën trupore, veçanërisht për ata që mbajnë çanta të rënda në shkolla.

‘Vitet e fundit ka nisur të rritet numri i fëmijëve që kanë probleme me skoliozën, hiperkifozës dhe strukturën trupore” tha fizioterapistja në fillim të bisedës, duke shtuar se Skolioza është kur struktura e shtyllës kurrizore merr formën si “S”.

Problematika më e madhe është qëndrimi Skoliotik apo hiperkifotik. ‘Fëmijët qëndrojnë keq, ndërsa shtylla kurrizore nuk është e deformuar, por qëndrimi dëmton” shtoi ajo, pa harruar të thoshte se mosha mesatare e personave me dhimbje qafe apo shpinë, është 20-25 vjeç.

Fëmijët e kanë të nevojshme të qëndrojnë mirë, të bëjnë aktivitet fizik, të ushtrohen. ‘Dy këshilla që une do jepja, janë për  prindi..Të paktën deri në klasën e 6 është që të evitojnë çantat e rënda dhe që librat më mirë t’i mbajnë në klasë.

‘Piku më i madh i fëmijëve që kanë probleme është mosha 13-14 vjeç’ theksoi mjekja.

Sipas mjekes duhet që fëmijët të bëjnë një orë në ditë aktivitet fizik, pra të merret me një sport. Fizioterapistja foli dhe për problematikën e qëndrimit të këmbëve tek fëmijët, që mund të shkaktoj probleme në strukturën e këmbëve.

‘Është shumë e rëndësishme që fëmija të shkoj për të bërë kontrolle të herë pas hershme për të parë situatën” tha ajo duke shtuar se nuk ka asnjë studim shkencor që noti ndihmon në skoliozën. Është shumë e rëndësishme që të bëhen ushtrime për të mbajtur lëvizjen trupore dhe rekomandohet që fëmija të futet në një sport dhe t’a ndjekë gjatë gjithë jetës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?