A keni dëgjuar ndonjëherë për një ligj në vend që deklaron “Shtëpitë tona i përkasin Zotit dhe mikut”, ndërkohë që një ligj i tillë është shkruar në Shqipërinë mesjetare, është bërë tashmë pjesë përbërëse e mënyrës së jetesës në Shqipëri, është thelbi i asaj çka ne e quajmë albanity, shqip-pritje që në anglisht duket si një shkrirje harmonike e Shqipërisë, por në shqip do të thotë të bësh të pamundurën për të nderuar emrin, shtëpinë dhe mikun.
Kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmua gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku Shqipëria mbrojti miqtë e saj hebrenj, duke u bërë i vetmi vend në Europë që pati më shumë hebrenj pas luftës sesa përpara saj.
Ne kemi qenë dhe jemi ende një vend myslimanësh, të krishterësh ortodoksë dhe katolikësh e megjithatë, kur u përballëm mes zgjedhjes midis hebrenjve dhe djallit, paraardhësit tanë qëndruan fort krah hebrenjve, duke rrezikur jetën e tyre, duke refuzuar që të dorëzonin qoftë edhe një frymë të vetme tek nazistët.
Kush troket në derë të shtëpisë së shqiptarit, e bën këtë prej vullnetit të Zotit e duke hapur dyert, ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi. Kështu që, nëse doni të ndjeheni se si është të jesh si perëndi, ejani në Shqipëri.
Nëse doni që të takoni drejtues taksish që sillen si perëndi shkoni në Greqi.
Gjermania ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes globale për shkak të zgjedhjeve të saj, por këtu në ITB, zgjedhjet janë shumë herë më të larmishme dhe guxoj të them edhe më argëtuese.
Në këtë javë në Berlin, bota ftohet të zgjedhë midis Shqipërisë apo Marokut, Spanjës apo Portugalisë, Greqisë apo Maldive, Kinës apo Japonisë e kaq shumë vendeve të tjera që marrin pjesë në këtë kupë botërore të turizmit.
Kjo, zonja dhe zotërinj, është gara e vetme ku ekipi gjerman nuk nis si favorit.
Më lejoni të ndaj një histori të shkurtër,shpresoj, edhe pse të ftosh një ballkanas të flasë nuk është kurrë mjaftueshëm shkurt për standardet gjermane, por kjo është një histori e vërtetë.
Kur u zhvillua ky Panair i parë në 1967 ma ha mendja, apo në 1966 pak a shumë e njëjta periudhë, Shqipëria kishte mirëpritur vetëm 1000 turistë, kryesisht nga Gjemania Lindore, të gjithë marksistë-leninistë të palëkundur, të cilët e konsideronin republikën demokratike shumë të paqëndrueshme liberale apo të degjeneruar. Në fakt, të vetmit gjermanë perëndimorë që vizituan Shqipërinë në atë vit ishin të ekipit të futbollit gjerman të drejtuar nga legjenda si Beckenbauer.
Për çudinë e të gjithëve, arritën vetëm një barazim 0-0 në Tiranë pasi na kishin mundur 6-0 në Dortmund. Ky barazim ishte e vetmja njollë në 8 ndeshje që gati i kushtoi Gjermanisë vendin në Kampionatin Europian, por kjo është një histori tjetër.
Ajo çfarë mbeti e pandryshuar për një çerek shekulli është që të vetmit gjermanë perëndimorë që vizituan Shqipërinë, deri në vitin 1990, ku ishin lojtarët e kombëtares gjermane të futbollit gjithsej erdhën 4 herë dhe nuk kishim më shumë sesa 100 turistë. Gjatë asaj periudhe, Shqipëria ishte “Koreja e Veriut” e Europës dhe maksimumi që mund të bënim sa i takonte turizmit ishte të arrinim një mesatare prej shumë më pak se 5000 vizitorësh në vit në fund dhe të gjithë ishin marksistë-leninistë.
Siç e përmenda sot paradite në konferencën hapëse të shtypit të ITB, kishte dhe një berberhane në aeroport në atë kohë në një mision shumë të veçantë. U bëmë Koreja e Veriut e Europës pasi u larguam nga perandoria sovjetike dhe u martuam me Kinën në periudhën më të keqe të historisë kineze, revolucionit kulturor e nga këtej mësuam shumë sesi të luanim djallin dhe një nga lojërat apo një nga këto lojëra ishin dhe “jo flokë të gjata e jo mjekër”.
Ky berber në aeroportin ndërkombëtar tonin kishte si mision tu priste mjekrën e gjatë dhe mjekrën të gjithë turistëve që vinin me grupet marksiste-leniniste për të vizituar Shqipërinë. Karl Marks vetë nuk mund të hynte në Shqipërinë marksiste pa rruajtur mjekrën dhe pa prerë flokët.
Kur mora detyrën në 2013, shifrat ishin krejt ndryshe nga 1990, por edhe asokohe ishin kaq të ulëta krahasuar me shifrat e sotme, nga 2 milionë vizitorë, krahasuar me 12 milionë që pritëm vitin e kaluar.
Është 12 milionë, nuk është 10, por ajo çfarë është e jashtëzakonshme është që edhe po t’i hash këto 2 milionë mbeten 10 që janë ende shumë dhe shohim këtë vit shifra edhe më të larta, me janarin dhe shkurtin që kanë vendosur raporte të reja.
Deri pak vite më parë, numri i gjermanëve që vizitonin Shqipërinë shkonte rreth 100 mijë, ndërkohë që vitin e kaluar u rritën në afro 400 mijë, por duam më shumë sepse gjermanët janë lloji më i mirë i turistëve.
Kur njerëzit në botë mendojnë për gjermanët, e para gjë që u vjen në mendje është imazhi i tyre si punëtorë të mëdhenj, por në të vërtetë, gjermanët janë po kështu dhe pushuesit kryesorë në botë, ata ua kalojnë dhe kinezëve dhe gjithë të tjerëve, sa u takon numrave vjetorë të turistëve, jo sepse janë shumë në kuptimin e shifrave, por sepse qëndrojnë më shumë ditë gjithsej, kështu kushdo mendon që gjermanët nuk janë shumë të zgjuar dhe thjesht punojnë e kanë shumë gabim.
Gjermanët po kështu pushojnë më shumë sesa të tjerët dhe i duam sepse pinë shumë pije, dhe po kështu hanë shumë kur na vizitojnë dhe edhe një gjë tjetër, edhe nëse ka më shumë për të ngrënë në Gjermani, shijet e Shqipërisë janë shumë më të mira dhe po e them në mënyrë mjaft modeste.
Le ta nisim për shembull me kafen. Krahasoni atë lëngun e erret që e quani kafe me ekspresin më të mirë jashtë Romës dhe më besoni që ky është krahasim më pak i dhimbshëm që mund të bëj për të mos fyer mikpritësit tanë. Por seriozisht tani, pse duhet gjermanët ta vizitojnë Shqipërinë? Nëse nuk doni që t’i besoni fjalës time për këtë atëherë besojini Der Spiegel që është gati të tregohet e padrejtë me mua, por e quan Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar qoftë për plazhet e Ksamilit të ngjashme me Bora Bora apo rrënojat e Butrintit apo ngjitjet e marshimet në peizazhet e Thethit a Valbonës. Apo le të marrim një tjetër burim të madh gjerman të lajmeve, që edhe një herë nuk ka qenë gjithmonë i prirur të shkruajë gjëra të mira për ne, Bild de: “Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur. Në 2025 do të shndërrohet në një destinacion kryesor për ata që duan diellin dhe detin. E ndryshe nga rajoni i mbipopulluar mesdhetar në Shqipëri mund të gjeni plazhe të qeta dhe të shijoni natyrën të paprekur”.
Është fakt, Shqipëria aktualisht është destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Europë dhe në kartën e Kombeve të Bashkuara nënkupton që është e renditur e para në botë pas pak vitesh krah Katarit dhe Arabisë Saudite, por pa kupën botërore dhe pa Mekën.
Unë bie dakord me Bild, nuk jemi më një perlë e fshehur. Po shndërrohemi në një fuqi turistike dalëngadalë së paku kur matemi për të ardhurat për frymë. Rritja ka shënuar 80% vetëm gjatë 5 viteve të fundit, çka vërteton se Shqipëria është një yll në ngjitje që po mbërthen vëmendjen e botës. Berlini, Dortmund, Frankfurt, Baden-Baden, Leipzig, Nuremberg, Stuttgard, Dusseldorf kanë të gjitha lidhje të drejtpërdrejta me Shqipërinë dhe shumë prej tyre me kosto të ulët. Gjermaneve iu pëlqen të shpenzojnë shumë, por janë dhe kursimtar të mëdhenj dhe e duan shumë fluturimin me kosto të ulët, e di këtë. Gjatë pikut të sezonit turistik shtohen edhe destinacione të tjera.
Me një kombinim të përsosur përballueshmërie peizazhesh mahnitëse Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të nxehta turistike të botës dhe ky është vetëm fillimi. Është fillimi sepse presim me padurim të kemi një të ardhme dhe më të shndritshme ekonomike, një rritje të qëndrueshme që do të formësohet, jo vetëm nga të qenit tërheqës si destinacion turistik, por dhe nga roli ynë si model për turizmin miqësor ekologjik si dhe eksperiencat luksoze.
Gjatë dekadës së fundit patëm një rritje me 2.5 herë të produktit të brendshëm bruto dhe më shumë se dy herë të ardhurave për frymë. Dhe tashmë po i shtojmë edhe më shumë përvojave të vendit tone, ku vetëm në 28 mijë km katrorë mund të gjesh 2 dete, 9 lumenj, shumë liqene, një mori luginash, male të mrekullueshme dhe mund të udhëtosh brenda perimetrit të vendit tonë të vogël për të përjetuar Mesdheun, Alpet zvicerane, Europën veriore, rërën e nxehtë dhe netët më të freskëta gjatë verës së nxehtë por edhe më shumë se kaq. Ne do të mik presim komitetin politik europian në maj, të gjithë udhëheqësit e kontinentit tonë di të vijnë në Shqipëri. E po kështu edhe e famshmja Giro D’Italia do të jetë dhe po kështu do të kemi kryeqytetin tonë si kryeqytetin mesdhetar të kulturës e të dialogut etj.
Për ne të kemi këtë vend në ITB Berlin është diçka që askush, vërtetë askush në vendin tonë nuk e imagjinonte që do të ndodhte sa të ishte gjallë. Jo vetëm që po ndodh, por është një përvojë kaq përulëse e një njohje kaq frymëzuese.
Dua të falënderoj vërtet pikë së pari ITB që ka treguar kaq shumë hijeshi, që na ka lejuar të shijojmë këtë shpërblim që na ka dhënë diçka që ne shqiptarët kemi luftuar për kaq shumë kohë, mundësinë për t’i treguar botës se jemi krejt ndryshe nga stigma e kaq shumë viteve në Gjermani e në vende të tjera të botës për ne.
Për ta përmbyllur më lini t’ju them që për gjysmë shekulli ne nuk patëm mundësi të luanim në Perëndim por tashmë për çudinë e të gjithëve Unioni po luan më mirë se Hertha me sa kuptoj. Kështu që, kjo është ajo çfarë kërkojmë. Nuk kërkojmë ndere, kërkojmë vetëm lojë të ndershme.
Udhëtari i parë i regjistruar gjerman në Shqipëri ishte Arnold von Harff, i cili vizitoi tokën tonë në shekullin e XV, ndali në vendin tonë dhe u mahnit kaq shumë nga tradita jonë unike e gjuha jonë sa dokumentoi dhjetëra fjalë tipike shqiptare. Këto janë fjalë janë një dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë të pasur, pjesë e së cilës është po kështu gjuha jonë, e cila është një rrjedhojë e drejtpërdrejtë e ‘sanskritishtes’ e një degë e mëvetësishme e pemës indo europiane të gjuhëve indo-europiane. Për t’ju dhënë një ide. Po them: faleminderit në gjuhën time.
Ka edhe një arsye tjetër të fundit për të ardhur ne Shqipëri sidomos nëse je gjerman. Shqipëria nuk është kurrë e mërzitshme.
Faleminderit shumë!
Komente

Hajdeni ne Shqipëri se keni spitalet mw te mire, Milva dhe Agaci iken jashte por per popullin jane super ok.
Përgjigju