Floriana Garo

Fjala e Ramës në KiE, Rithemelimi: Turpëroi Shqipërinë, foli si Fidel Kastro e Gadafi! Dëmtoi edhe Kosovën

13 Tetor 2022, 14:08| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 14:25

  • Share

Rithemelimi e ka cilësuar si turp fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin Europës kundër Raportit të Dick Martyt që hedh akuza për UÇK-n, ndërsa thekson se ai fjalim dëmtoi edhe Kosovën. Floriana Garo, përfaqësuese e Rithemelimit, në një deklaratë për mediat, u shpreh se Rama foli sik si përfaqësues tipik si narkoshteti. Garo u shpreh se fjala e tij ishte një imititim i shëmtuar, një kolazh a-historik i fjalimeve të Fidel Kastros, Enver Hoxhës dhe Muamar Gedafit. Garo tha se e vërteta është se ai në Strasburg, mbrojti Kosovën si mik i Vuçiç e sipas Rithemelimit, vendimi i jurisë mund të kthehet kundër Shqipërisë edhe mjerisht, kundër Kosovës.

‘Edi Rama u nxori dje nostalgjikëve mallin e Enver Hoxhës.  Me të njëjtën mbipeshë, të njëtën stërzgjatje, me gishtin e ngritur lart, madje edhe kostumin e gjerë të udhëheqësit lindor, me mendjen e tij, ai e vuri poshtë ‘kampin kapitalist’. Duke e ditur se ishte para jurisë europiane, ai u kthye vetë në prokuror dhe në gjykatës. Ai i ‘ktheu tavolinat’ në një akt prej gangsteri politik. Fjala e tij ishte një imititim i shëmtuar, një kolazh a-historik i fjalimeve të Fidel Kastros, Enver Hoxhës dhe Muamar Gedafit.

Ne pamje të parë patriotik, por në esencë antishqiptar, Rama foli sikur te ishte Lukashenko i Bjellorusise. Kryetari i një republike me rekord të zi në të drejtat e njeriut, media dhe demokraci. Në këtë kuptim i foli subkoshienca. Ai turpëroi Shqipërinë si kryeministër dhe dëmtoi Kosoven si aleat, ne momentin me delikat te antaresimit te saj ne Keshillin e Europes. Ai foli si perfaqesues tipik, jo i një vendi anëtar por i narkoshtetit të parë dhe të vetëm ne Europë. Taktika e tij ishte e qartë: le të flasim për një cështje të cilën nuk e ndryshoj, dhe as nuk ma var njeri, për të shmangur sikletin e ballafaqimit për vendin të cilin drejtoj.

Nëse Rama nuk do të ishte zgjatur në një fjalim megalo-maniak për gjendjen e universit, parlamentarët e Strasburgut do ta pyesnin për sigurinë në vend, shpopullimin, korrupsionin, krimin etj.  Falë kësaj piruete ai shmangu sikletosjen në Tiranë, por u turpërua dy herë. Sepse, për shqiptarin turpërimi në sy të botës është dy herë turp. Këtë turp e faqe të zezë e pasqyron akti i pashembullt, bojkoti që iu bë darkës së tij, ndonëse kryeministër i nje vendi anëtar i Keshillit te Europes, dhe vendi anëtar te Natos, dhe qe ka hapur negociatat me BE, nga Komiteti Presidencial dhe grupi me i madh parlamentar i Asamblesë.

Edi Rama nuk turpëroi vetëm veten. Duke qenë se ai ishte atje si kryeministër i Shqipërisë, bën me turp të gjithë shqiptarët. Nje turpërim i tille nuk edhe regjistruar ndonjë here ne kujtesën 73 vjeçare te Keshillit te Europes.  Por, dihet tashmë se Rama dhe shpura e tij nuk kanë turp. Kjo dukej edhe në nurin e Elisës që shkëlqente kur Skënderbeu i saj, pasi kish magjepsur Parisin, po marroste Strasburgun.Se çfarë prodhojnë fjalime të tilla “heroike” dhe “patriotike”, kthehuni pak në histori dhe kujtoni se si shqiptarët dolën në vitin 1990 me brinjët pas barkut. E verteta e hidhur eshte se ai ne Strasburg mbrojti Kosoven si mik i Vuçiçit dhe vetem si mik i tij.  I mundur nga diabeti i pushtetit, Edi Rama, pasi shfryn kundër cdo kritiku në Tiranë, vihet të shajë edhe jurinë në Strasburg.  Problemi është se, vendimi i jurisë mund të kthehet kundër Shqipërisë edhe mjerisht, kunder Kosoves.’- u shpreh Garo.

Një ditë më parë, nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 13/10/2022 20:46

    E nxiu saliu me gjith lulin qe votuan pro akuzave te ketij zvicerianit me gjith serbet e ruset Dihet nga te gjith qe PD esht parti tradhetaresh Goce nuk mbulohet bytha me gjethe fiku prandaj ben mir te largohesh nga kjo parti Degjo vjerren tate se nuk e ka gabim per saliun

    Përgjigju
  • Cubi: 13/10/2022 20:09

    Skan faj ashtu esht Rama ka folur shum # keq # duhet te mar leje tek opozita leshit se si te pregatitet te flas. Keta e duan qe tu jap naft milloshevicit per te qen ne rregull me Europen. Opozit e mbaruar qe asgje su duket e mir vetem se e ben Rama. Aty do rrin edhe per disa vite derisa shqipetaret te jen te qart se keta mundet ta bejn ,por me sa shoh duhet mjafttttttt koh,sic po vazhdojn do rrin deri ne vitin 033.

    Përgjigju
  • aldo: 13/10/2022 19:00

    Se di se si mund te akuzoni ramen per ca gjera qe i ka bereme se miri qe dhe vete kosova se bere kete per te mbrojtur ushtaret e uck

    Përgjigju
  • erii: 13/10/2022 19:00

    Po ju normal do e shani more se ju jeni nje balte e vertet qe skeni ca flisni qe keni ikur me koh nga ploitika se sju do me asnje shqipertare

    Përgjigju
  • Jorgo: 13/10/2022 16:56

    Moj Florjana dole sot ne televizor dhe na the qe na truproj Rama me fjalimin e ti Po turp te vi ty qe u bashkove me nje kriminel me nje non grada ju turperuat Shqiperin Po ju sjeni ne gjendje te mbani ate fjalim qe mbajti Rama sepse skeni guxim se jeni te lyer me gjak dhe e keni shitur Shqiperin

    Përgjigju
  • artan: 13/10/2022 16:50

    seshte per politike floriana per te parashikuar motin edhe ben

    Përgjigju
  • gezim: 13/10/2022 16:50

    po si e demton rama kosoven kur ai vuri imazhin e vet ne rrezik per te anulluar raportin e dick martyt

    Përgjigju
  • aleksadros: 13/10/2022 16:48

    shqiperin e kini turperuare plera ,yyyyy balta e kombit

    Përgjigju
  • Termeti: 13/10/2022 15:28

    O Arberor. Ty duhet te filloje emri me K jo me A.

    Përgjigju
    • Cubi: 13/10/2022 20:12

      Kar bnori ishte nga vucidoli!!!!!!!!

  • BABULI TA NGULI: 13/10/2022 15:22

    O Arbëror wc po mëso Shqip të shkruash o paçavure. Po Edi Rama është BURR SHTETI Kurse ti loqevar idjot analfabet. Ti je jashqitja e Kosovës o Arbëror. Mor komento më mor qenef.

    Përgjigju
  • LLOSHI BULES KASAP REXHEP LEKA [ KEPI ]: 13/10/2022 15:01

    O laraska pa bisht Florjana Garo po ti ke gjet përshesh ke ardh nga Amerika te partia wc pd se atje spunon dot e do qyl. Ty stē mbajti burri e të ndau nga që je zheni e njeri i mir o Florjana këllir. Imagjino që Shqiptarët të presin nga ty dhe plaku i mbaruar Salhe bajga kriminel, hajdut, gënjeshtar, mashtrus,

    Përgjigju
  • Jari: 13/10/2022 14:51

    O Florjana e Foltore Non Grada, po kaq të qëlbur jeni Ju, po harram e turp t ju vijë, po ke vesh, sy, po u hodhi trutë e gomarit Sali Mortja, po ju rregulloni shpinë tuaj njëherë, bashkohuni se jeni bërë kashtë e koqe si Opozitë, pastaj merruni me Ramën.

    Përgjigju
  • Arbërori: 13/10/2022 14:49

    Qëllim kryesor e kishte dëmtimin e Kosovës mu tani kur ishte qështja e liberalizimit të vizave dhe antarsimi i Kosovës në KE-n, ky ështé Edvin shkjau shqipfolës që secilin hap të tij antikombëtar e bën në kordinim me vllaun e tij vucic fashistin!

    Përgjigju
    • Lala: 13/10/2022 22:27

      Ke te drejt k@rberor duhet te kishte then qe uck ka bo trafik organesh ne token e RSH ..a mole me B te madhe we je o pasosh serb

    • Koli: 13/10/2022 16:29

      O arbnor po te dilte saliu kur ishte me sllovdanin o injorant po mjere shqiperia ku u katandis me kete popull injorant se e skateroj sal e meta krimineli skeni faj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?