'Fjalët e fundit që komunikova me të', Petrit Malaj: Si më zbuloi Ljarja si aktor dhe bashkëpunimi te filmi "Kur hapen duart e jetës'

21 Prill 2020, 23:20| Përditesimi: 22 Prill 2020, 10:49

  • Share

Petrit Malaj, aktor dhe dekan i Universitetit të Arteve, ka treguar për "Repolitix" lidhjen e ngushtë që ka pasur me aktorin dhe regjisorin e ndjerë Rikard Ljarja.

Malaj tha se ishte Larja që e zbuloi si talent në aktrim, ndërsa ka treguar dhe histori personale me të gjatë realizimit të filmit "Kur hapen duart e jetës', në të cilën Ljarja ka qenë regjisor.

Ai shprehu dhimbjen për humbjen e Ljarjas, ndërsa tregon dhe fjalët e fundit që komunikoi  me të.

"Këto kohë jemi goditur me numër të lartë vdekjesh për shkak të koronavirusit dhe lajmi për vdekjen e tij më trishtoi shumë. Rikardi, ka ditur të hyjë në çdo familje shqiptare me realizimet e tij. Unë personalisht kam 40 vjet që e njohë mirë dhe kemi patur angazhime në dy projekte filmike së bashku.

Me vdekjen e tij, kam humbur një shpirt të bukur sepse ai shkruante, pikturonte, e mbi të gjitha aktor e regjisor.

Kemi humbur jo pak...prej viteve 70 e këtej, ishte pjese e familjeve shqiptare. Aktori nuk njeh moshë dhe kinemaja pasqyron një realitet në shoqërinë tonë. Vitet e fundit, Rikardi ka qenë pak i tërhequr për arsye të shëndetit të tij por ai është marrë me angazhime artistikë dhe libra.

Unë isha 12 vjeç kur u xhirua filmi 'Rrugë të Bardha', atje ishte vërtet 1.5 metër borë. Rikardi e ka transferuar një atmosferë të tillë të ngrohtë.

Rikardin e njohim si njeri të ditur e me zemër të madhe...ai ka lënë një pasuri të madhe në kinematografin tonë me personazhet e tij.

I jam mirënjohës sepse më propozoi dhe më ndihmoi të shfaqesha si aktor. Rikard ti je i fortë i thash dhe dua të them që të të dua ty, sa të jem gjallë do të jem mirënjohës....i kam thënë këto fjalë herën e fundit kur e takova se e pash gjendjen e rënduar të tij", tha Malaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?