Hans Frank dhe Sergey Lavrov

Bota

Fjalët e Lavrov për Hitlerin janë nxjerrë nga kujtimet e një nazisti të lartë në hierarki! Historia e ‘Fyrherit hebre’ dhe tentativa për të pastruar veten nga krimet e luftës

2 Maj 2022, 15:11| Përditesimi: 2 Maj 2022, 15:18

  • Share

Disa fjalë të thëna nga ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, në një intervistë të dhënë për një media italiane të dielën në mbrëmje, mbi denazifikimin dhe origjinën e supozuar hebreje të Adolf Hitlerit, ndezën indinjatën e thellë jo vetëm të opinionit dhe disa komentuesve, por edhe të ministrit të jashtëm izraelit, Yair Lapid! Ky i fundit thirri ambasadorin e Moskës për sqarime, si dhe kreun e Yad Vashem (Qendra Botërore e Përkujtimit të Holokaustit) në Jerusalem Dani Dayanha, i cili i përkufizoi fjalitë e Lavrov si "të rreme, deluzive, të rrezikshme dhe që meritojnë dënim të thellë”.

Ajo që nuk është mjaft e qartë është nëse kreu i diplomacisë së Kremlinit citoi ndoshta në mënyrë të pandërgjegjshme Hans Frank, guvernator i Polonisë së pushtuar, një njeri shumë i rëndësishëm i nazizmit, kur tha se "Hitleri ishte gjithashtu me origjinë hebreje, antisemitët më të mëdhenj janë pikërisht hebrenjtë", ndërkohë që foli për origjinën hebraike të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Deklaratat janë marrë nga memoriali Hans Frank, i shkruar gjatë gjyqit të Nurembergut: Im Angesicht des Galgens, fjalë për fjalë "Përpara trekëmbëshit."

Kush ishte Frank?

Kurrikula e tij i tregon të gjitha: I lindur në vitin 1900, ai iu bashkua partisë naziste kur ajo ishte ende Partia e Punëtorëve Gjermanë në vitin 1919. Si avokat, ai u bë kreu i këshilltarëve ligjorë të Hitlerit në moshën 24 vjeçare. Por ishte vitit 1939 kur Frank bëri histori si kreu i "Qeverisë së Përgjithshme", në një pjesë të territorit polak, e pushtuar nga nazistët, por jo e lidhur drejtpërdrejt me Gjermaninë.

Nën komandën e tij u krijua getoja famëkeqe e Varshavës, por mbi të gjitha katër kampet e shfarosjes: Belzec, Treblinka, Majdanek dhe Sobibor.

Në këtë periudhë edhe identiteti polak po fshihej gradualisht! U planifikua një rindërtim i Varshavës, i riemërtuar në gjermanisht Warschau, si një qytet model nazist për të pritur kolonë të rinj nga Rajhu.

Më 4 maj 1945 ai u kap dhe në këtë moment fillon zinxhiri i tij i gënjeshtrave. Në gjyqin e Nurembergut ai deklaron se nuk është në dijeni për shfarosjen e hebrenjve, se e gjithë procedura ishte përgjegjësi e Himmlerit dhe e grupit famëkeq ‘SS’. Por dokumentet arkivore e përgënjeshtruar. Një dokument që vërtetonte se rrjeti i ish-kompanisë hekurudhore polake iu vu në dispozicion trenave të vdekjes për të kryer më lehtë shfarosjen e hebrenjve.

Një deklaratë e tij drejtuar bashkëpunëtorëve të tij më 16 dhjetor 1941 nuk lë vend për dyshim: “Zotërinj, më duhet t'ju kërkoj që të çliroheni nga çdo ndjenjë keqardhjeje. Ne duhet t'i asgjësojmë hebrenjtë kudo që t'i gjejmë dhe sa herë që të mundemi".

Në gjyq ai u përpoq të mbrohet, duke thënë se dënimi ishte “dekontekstualizuar”, por tha në çdo rast se “faji i Gjermanisë nuk do të harrohet as për një mijë vjet”.

Disa gjykatësve fjalët e tij i dukeshin tregues të pendimit të sinqertë. Megjithatë, nëse i lexoni më mirë kujtimet e tij, nuk duket kështu. Ai tha se në vitin 1930 një nga nipërit e Hitlerit, shtetasi britanik William Patrick Hitler, shantazhoi Fyhrer-in e ardhshëm nazist duke kërcënuar se do të zbulonte detaje të zjarrta rreth lidhjes jashtëmartesore të gjyshes Maria Schicklgruber me biznesmenin hebre Leopold Frankenberger nga Graz në vitet ‘30, të shekullit të XIX, periudhë në të cilën punoi si kuzhiniere.

Pra, sipas kësaj hipoteze, babai i Hitlerit, Alois, do të kishte një origjinë hebreje: jo sipas ligjit rabinik, por sigurisht sipas ligjeve të Nurembergut, që i bënin hebrenjtë, madje edhe gjermanët, protestantë vetëm për shkak të pranisë së një gjyshi. Historiani britanik Ian Kershaw, biografi i Hitlerit, e hodhi poshtë këtë histori bazuar në disa të dhëna: nuk kishte Frankenberger në Graz, pasi hebrenjtë u dëbuan nga Styria në shekullin e 15-të dhe do të ktheheshin vetëm në vitin 1860.

Shkrimtari dhe kritiku letrar amerikan Ron Rosenbaum ka hedhur një hipotezë shumë më shqetësuese: nëse krimet e Rajhut të Tretë janë vepër e hebreut Hitler, populli gjerman shfajësohet. Hipoteza u popullarizua gjithashtu në botën arabe në vitin 1982 nga një letër dërguar një gazete saudite nga një qytetar anonim gjerman: hebrenjve do t'u duhej të paguanin dëmshpërblime lufte sepse ata ishin autorët e vërtetë të shkatërrimit nazist.

Djali i Frankut, Niklas, shtroi një tezë të re në esenë e tij ‘Der Vater, Eine Abrechnung’, e cila mund të përkthehet si "Babai im: një bilanc". Në përmbledhje, Frank do të ishte përpjekur në një mënyrë shkarazi të justifikohej, duke ofruar njëkohësisht një pendim të rremë dhe një hipotezë joshëse në sytë e fitimtarëve, me të cilën do të vlerësohej në histori jo si persekutuesi i polakëve dhe shfarosësi i hebrenjtë, por njeriu që zbuloi motivet "autentike" të Hitlerit.

Sipas fjalëve të Lavrov në kohën kryesore, ne dëshmuam një përpjekje të ngjashme: Lavrov e krahasoi Zelensky me Hitlerin për të pastruar veten nga faji dhe krimet e luftës të kryera nga ushtria ruse në tokën ukrainase, në një mënyrë shqetësuese të ngjashme me atë që bëri Frank në Nuremberg në vitin 1946. / Përshtati në shqip Shqiptarja.com, marrë nga domani.it

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?