Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin nëpërmjet një letre ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta ditën e shtunë të Ramazan Rragamit, ish-futbollist dhe trajner të Vllaznisë, por edhe të kombëtares shqiptare, me të cilat arriti rezultatet të shkëlqyera.
“I nderuar President!
Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të përzemërta për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të ekipeve kombëtare, Ramazan Rragami. Fjalët janë të pamjaftueshme për të shprehur trishtimin që ndjejmë për këtë humbje.
Gjatë karrierës së tij, Rragami ka luajtur rregullisht me Kombëtaren e Shqipërisë në vitet 1965-1973. Në nivel klubesh, ai do të mbahet mend për karrierën e tij të suksesshme me KF Vllazninë, ku fitoi dy tituj kampion, si dhe me FK Partizani dhe KF Skënderbeu Korçë.
Pas tërheqjes nga futbolli, ai drejtoi si trajner Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, si dhe KF Vllazninë, ku fitoi edhe një titull tjetër kampion.
Një legjendë e KF Vllaznisë dhe futbollit shqiptar, trashëgimia dhe kontributi i tij brenda dhe jashtë fushës nuk do të harrohet dhe do të na mungojë.
Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh ngushëllimet tona më të thella për Federatën e Futbollit të Shqipërisë dhe për familjen, miqtë dhe të afërmit e Ramazanit. Mendimet tona në këtë moment janë me të gjithë ju.
Shpresojmë që këto kujtime dhe fjalët tona të mund t’ju sjellin pak paqe dhe ngushëllim në këto çaste të vështira për ju.
I juaji sinqerisht,
Gianni Infantino,”-shkruan në letrën e tij presidenti i UEFA-s.