Shqipëria nuk ka shumë raste të flasë në tribuna ndërkombëtare dhe ky është një rast që duhet shfrytëzuar. E kanë bërë të gjithë udhëheqësit shqiptarë dhe nëse dikur do të merrnin mendjen e atyre që janë bërë me qibër sot, ne nuk do kishim të regjistruara as fjalimet e Fan Nolit (meqë kanë qejf ta citojnë shpesh).
Një vend si Shqipëria, pa peshë politike, ushtarake dhe ekonomike në botë, nuk mund të lerë pa përdorur të paktën mundësinë e propagandës. Me siguri qibarët e sotëm, nëse Rama nuk do ta bënte, do të gjenin sebep dhe ta kritikonin.
Tribunat ndërkombëtare nuk janë as talk show ku protagonistët duhet të llogarisin vëmendjen e publikut dhe shikueshmërinë, dhe as debat publik i brendshëm, siç është një ndër kritikat. T’i llogarisësh në këtë mënyrë, i bie që je parapolitik. Fidel Kastro ka folur 4 orë e gjysmë në OKB; udhëheqës të rëndësishëm dëgjohen nga 3-4 veta në Parlamentin Evropian, por kjo nuk ia heq rëndësinë vendit dhe problemeve që ngrihen pasi nuk bëhet për shikueshmëri por për të ngritur kauza dhe shënuar rekorde.
Fjalimi i Ramës ishte një fjalim i nevojshëm si rekord në Asamblenë e Këshillit të Evropës, përndryshe pas një shekulli një historian do të gjente aty vetëm raportin e Dick Martin dhe votimin pro të delegatëve të qeverisë Berisha. Ishte e nevojshme që pikërisht në atë vend ku u ngrit akuza ndaj UÇK dhe shtetit shqiptar, dikush të thoshte se akuza ishte e gjitha një shpifje.
Fjalimi i Ramës ishte i nevojshëm në kohën kur rusët dhe filoputinianët nuk lënë rast pa përmendur çlirimin e Kosovës si rast të shkeljes së të drejtës ndërkombëtare dhe madje gabimin që bëri perëndimi duke përkrahur UÇK-në si organizatë që tani drejtuesit po i gjykohen si kriminelë lufte. Do të ishte gafë lënia bosh e kësaj tribune.
Sa për faktin që deputetë grekë apo rumunë ju ka mbetur hatri, kjo është e pritshme nga dy vende që nuk njohin Kosovën. Por është edhe një lehtësim kur mendon që tekahyt dhe gagaçë në politikë nuk qenka vetëm ves i yni. E nëse një personi si Berisha që nuk i japin as vizë, i bën përshtypje që na mbajtën hatër rumunët e grekët, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Nuk di cte them tjeter pervecse i lumte per gjithe ate fjalim qe mbajti ne asamblen e dites se merkure
PërgjigjuSinqerisht Rama ka mbajtur nje super fjalim ate dite ne asamble
PërgjigjuNjë fjalim briland dhe i guximshëm...!
PërgjigjuJemi krenare qe kryeministri rama ne fjalimin e djeshem mori guximin dhe ngriti zerin per te gjitha akuzat e paverteta qe jane thene
PërgjigjuNje fjalim me te vertete madheshtor ku do mbahet mend gjate
PërgjigjuRama per kryetar okb- je
PërgjigjuE dgjut fjalimin ju?
PërgjigjuPo fjalim si ai i rames se ka bere najhere njeri aty
PërgjigjuRama ka mbajtur nje fjalim verte te bukur
PërgjigjuNje fjalim me te vertet madheshtor ku tregoi mjaft mire sa shume e don popullin Kosovar
PërgjigjuNje fjalim qe mbante shume deklarata te drejta ne vetvete
PërgjigjuAi fjalim qe u mbajt ne ate asamble ishte shume i nevojshem per te kthyer dinjitetin e te gjithe shqiptareve
PërgjigjuFjalimi i Rames teper i sakte dhe shume i vertete
PërgjigjuSi mund te jete i tepert kur askush nuk e ka thene me perpara dhe kjo barre i rendon kosoves sot e 11 vite dhe madje jane denuar persona per kete.
PërgjigjuNe momentin qe askush nuk ngre zerin per situata te tilla duhet dikush te ngrihet per te tilla kauza sepse nuk jane gje e lehte ta mbashe barre.
PërgjigjuNuk mè shqetèsojnè reagimet e grekèrve, serbève apo kujtdo tjetèr nga ky ballkan halabakèsh. Thjesht nuk pres prej tyre asgjè pozitive. As Sali Gèrdeci, nuk mè shqetèson. Ai, shijon lirinè me dhèndèr e djalè hajdutèr e vrasès sepse ky "luani i fjalès" VETÈM FLET. Kur vjen tek veprat, ai stepet. Kèshtu èshtè edhe tek politika e jashtme. Çfarè stretegjie ka ky vènd xhanèm nè politikèn e jashtme? A egziston njè e tillè? Ajo qè shohim dhe pèrjetojmè, èshtè vetèm TOPI ÈSHTÈ I IMI, PENALLTINÈ E GJUAJ UNÈ e kryeministrit. Kjo, nuk èshtè strategji, tè mè ndjeni. Kjo èshtè llomotitje. Askush nuk ka arritur diçka, vetèm me llomotitje personale. Shtetet, kanè organizim, kanè politikè kombètare qè nuk ndryshon 3 herè nè ditè. Ky protagonizèm bosh i kryeministrit tonè, èshtè problemi qè unè shoh,,,dèshmia se kèrrkund nuk kemi njè politikè tè ideuar tè jashtme.
PërgjigjuAi ka qene nje nga fjalimet me prekse qe ka bere ndonjehere rama
PërgjigjuNje gjalim teper i nevojshem ku u gol per luften per te drejten
Përgjigjukush ofendon ramen per ate qe beri dje nuk e do kosoven dhe as shqiperine
PërgjigjuRama gjithmone ka thene te verteten dhe i lumte
Përgjigjupadyshim qe komente koti kur rama mbron interesin e kosoves
PërgjigjuFjalimi i Rames ishte shume i nevojshem dhe i vertete
Përgjigju