Drejt Punës

Fjalime publike, por edhe këshillime karriere për të rinjtë e SpeakUp

29 Korrik 2019, 19:42| Përditesimi: 29 Korrik 2019, 19:44

  • Share

 

Jo vetëm mësime për fjalime publike, por edhe këshillime për karrierën dhe takime të vlefshme për të ardhmen. Nxënësit e projektit SpeakUp të Këndit Amerikan në Tiranë vizituan Ambasadën nëpërmjet programit Njihu me Amerikën. Ata u takuan me të Ngarkuarën me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones dhe zyrtarë të tjerë të Ambasadës për të mësuar mbi jetën e një diplomati, punë e përditshme në Ambasadë si dhe programet e saj për të rinjtë shqiptarë. Programi SpeakUp përfshiu nxënës nga gjashtë shkolla të mesme në Tiranë për të nxitur fjalimet publike dhe përfshirjen qytetare tek të rinjtë shqiptarë. Nxënësit e përfshirë në projekt drejtuan fushata të suksesshme të përqëndruara në barazinë gjinore, shërbime këshillimi për karrierën dhe mbrojtjen e mjedisit në shkollat dhe komunitetet e tyre. 

Përballja e të rinjve me tregun e punës kalon edhe përmes zgjedhjeve të duhura dhe përgatitjes që ata kanë marrë nga specialistë dhe punonjës të përgatitur t’i këshillojnë ata. Programet e Ambasadës Amerikane kanë për zemër përgatitjen e të rinjve shqiptarë si qytetarë të barabartë dhe konkurrues në tregun botëror. #RiniaUdheheq

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?