Berisha dhe Pashko

Fjalimi historik i Gramoz Pashkos, si e parashikoi shkërmoqjen e Partisë Demokratike mbi 2 dekada më parë

19 Gusht 2023, 09:31| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 09:33

  • Share

Një video ku shfaq një fjalim të ish deputetit Gramos Pashko para se të përjashtohej nga PD-ja më 13 gusht 1992 ka marrë një vëmendje të veçantë.  

Fjalimi i Pashkos cilësohen si profetike në mbledhjen e PD-së së asaj kohe që ishte mbledhur për përjashtimin e tij, i cili ka parashikuar edhe shpërbërjen e kësaj partie, ndërsa gjatë fjalimit të tij, bie në sy edhe tensioni dhe kundërshtimi në sallë.

Pashko në fjalimin e tij, thotë se ata që kanë firmosur do të mbahen mënd si shkatërruesit e PD-së, partisë së parë antikomuniste.

“Ju sot po e sanksiononi diktaturën. Por mos harroni se ajo do t’ju përfshijë edhe juve…", shprehet ai.

“Dhe ja ku jemi 31 vjet më vonë: një parti e ndarë, e zhytur nga humbja në humbje dhe pa mësuar asgjë nga e shkuara që vetëm përsëritet. I bën hije një qeverie të korruptuar dhe majmet në rolin e opozitës”, thotë Jonila Godole, që ka postuar videon.

“Unë nuk dua asapa tju mbush mëndjen, sepse e di fare mirë rezultaten të kësaj mbledhjeje, e di fare mirë që në këtë sallë nuk vlejnë argumentat, përfundimi i saj është paravendusr,  por unë duhet t’ju kujtoj, se, kështu siç po bëni, është fati juaj i keq, që shkruat emrat në një listë, që do të mbetet në hisorinë e Shqipërisë, si lista e atyre që do të mbetet në historinë e Shqipërisë, si si lista e tyre që votuan shkatërrimin e Partisë Demokratike, e partisë së parë anitkomunsite në Shqipëri, mbi të gjitha do të jeni përgjegjësit e drejtpërdrejt të pasojave që kjo do të sjellë, me të tilla eleminime njerzish edhe opinioni botëror do të distancohet prej jush.

Si do t’ju përgjigjeni opinionit botëror, kur tju pyesin se ku ndodhen opozitarët e parë dhe intelektualët e njohur të Shqipërisë? Do t’ju thoni se i përjashtuam se ishin të gjithë agjentë të Ramiziit, do t’i thoni që opozitën e parë e formoi Ramizi, sepse doni ta lini Ramizin jashtë dhe ta bëni pjestar të historisë. Ç’kujtoni vallë ju, se opinioni botëror i ‘gëlltit’ të tilla veprime antidemokratike, kujtoni se ai njeh të tillë sanço pançot që kanë hyrë tani në histori? Ju sot po e sanksiononi atë diktaturë, por mos harroni se edhe ajo një ditë do tju përfshijë edhe juve“ shprehet Pashko në videon e publikuar nga Godole.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/08/2023 03:31

    Video shume interesante,me kujtoi fjalimin e Driteroit ne kongresin e fundit te PPSH dhe reagimet nga salla jane njelloj.Ndryshimi qendron se ata te PPSH reagonin ne mbrojtje te nje /busti/ mbrapa Driteroit,kurse keta te videos se Pashkos po mbronin nje /bust/ te gjalle te ulur ne podium!

    Përgjigju
  • Abaz: 19/08/2023 12:42

    Znj. Godole ben mire te mesoje edhe arsyet pse i ndjeri Pashko bashke me Ceken e te tjere, u perzune nga Berisha. Se pari, ndersa Berisha vinte nga nje sekretar i thjeshte partie me origjine nga fshati, Pashko, Ceka e ndjekesit e tyre vinin nga nomeklatura e larte politike komuniste dhe, sigurisht, "kryeqyteras". Se dyti, ndonese Ramizi u dha akses be qeverisje ku Pashko me Ceken mbanin poste te mira ministrore, jo Berisha por SHBA me pranine e saj te hapur dhe fshehte ne Tirane qe me zell te madh minonte cdo perpjekje per zgjatje te jetes se komunizmit enverist ne Tirane. Sapo kishin fituar mbi ish Bashkimin Sovjetik dhe Lindjen e Evropes dhe nuk mund te toleronin nje qeverise "neokomuniste" ne mes te Evropes. Dhe se treti, me shume se cka tha Pashko, eshte qe sot, kuptohet qe ajo perpjekje post 90 kunder gogolit komunist ka qene fallco. Dhe sot, eshte pikerisht SHBA qe njesoj si atehere flak tej zagarin e pare te saj, Sali "antikomunistin" dhe mbeshtet nje tjeter zagar, Rame "enveristin". Ti gezoni njerin apo tjetrin.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 19/08/2023 12:01

    G.Pashko nuk do të harrohet për bëmat e tij: 1.Nxori teorinë e ÇEKUT TË BARDHË..që vjen nga Amerika.Dhe PD do i administronte.. 2.Urinoi mbi qeverinë e Babait-Josifit .se kishte kën Komunist u LNÇL. 3.G.Pashko dinte se si u eleminuan 4 dëshmorët e Shkodrës 2 prill 1992.Ndaj u hoq qafe nga Sb me elikopterin e tij me pilot sypafjetur..! 4.G.Pashko u përjashtua se ishte konkurrent kryesor për kreun e PD..! 5.Sb si G.Pashkon eleminoi edhe shumë të tjerë në PD..mbi 13 personalitete me në krye P.Arbnorin,A.Spahinë,S.Zhulalin,B.Bazidede,K.Gjoka,Prek.Xhevat Hana,Remzi Hoxha,K.Trebicka,A.Hajdari,S.Olldashi,etj. -Dhe Sb nuk ja bën syri TËRR pasi SPAK është i TREDHUR PREJ TIJ 92.

    Përgjigju
  • Xxxxx: 19/08/2023 11:28

    Gramoz pashko spiun i serbit..

    Përgjigju
    • Pa vlere: 19/08/2023 12:06

      Ha ha ha Po ja merr eksluzivitetin Salih Ram Berishes o Xxxx Sa dalloheni ju qente e Berishes. Shkruani me vrap komentin. Dhe keni nje stil te gjithe, stilin e malokeve qe jane te trashe!

  • Den: 19/08/2023 10:40

    Po profetik do te kish vlere po te kish qëndruar konsekuent ne parimet qe shprehu,por 10 vjet me vone gelltiti peshtymen e e vet dhe u be eunuque i atij e perzuri me shkelma dhe i perdhunoi dhe vajzen.Keta jane politikanet tane,sidomos ata pd,race kusaresh dhe sahenlepiresish. I ke me tonelata Pollo ,Rruli,Dritani etj etj,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?