Fjalimi i Biden për politikën e jashtme, fundi i epokës 'America First'

5 Shkurt 2021, 09:27| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 15:16

  • Share

Fjalimi i Biden për politikën e jashtme, sinjalizon rikthimin e Amerikës në si një aktor aktivv në arenën botërore

“Amerika u rikthye. Diplomacia është përsëri në qendër të politikës sonë të jashtme” ka qënë kjo deklarata e Presidentin amerikan Joe Biden, në fjalimin  e tij të në Departamentin e Shtetit qëkur mori detyrën si president i 46 i vendit. Duke treguar edhe njëherë që ka përfunduar kapitulli “ Amerika e Para”dhe tanimë vendi është i gatshëm për një kapitull të ri.

Në fjalën e tij ai theksoi edhe njëherë sfidat kryesore për diplomacinë amerikane, si rikthimi tek aleancat dhe udhëheqja “nga një pozicion force” e Shteteve të Bashkuara në arenën globale, në një pozicion lidershipi bashkëpunues.

Presidenti  u përqendrua në krizat kryesore me të cilat po përballet bota: grushti i shtetit në Mianmar, bisedimet me Rusinë dhe marrëdhëniet me Kinën.

“Ditët kur Shtetet e Bashkuara qendronin pasive përballë veprimeve agresive të Rusisë, përfshirë ndërhyrjen në zgjedhjet tona, sulmet kibernetike dhe helmimin e qytetarëve të saj, kanë marrë fund,” deklaroi presidenti.

Ndërkohë garantoi se ka ardhur koha që të marrin fund abuzimet ekonomike të Kinës, duke ripërtërinë së pari besueshmërinë e SHBA në institucionet ndërkombëtare. Biden tha gjithashtu të enjten se ka kërkuar nga Pentagoni në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit një rivlerësim të vendosjes së trupave amerikane jashtë vendit dhe  theksoi se  ai do të ndalte tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania. Ky vendim ishte një kthesë nga ai i ish presidentit Trump vitin e kaluar, i cili megjithë kundërshtimin e Kongresit, njoftoi planet për ri dislokimin e rreth 9,500 prej afro 34,500 trupave amerikane të stacionuara në Gjermani, ku ndodhen baza ajrore Ramstein dhe selia e komandës amerikane për Evropën dhe Afrikën. B ndërkohë që theksoi edhe një nga premtimet e tij më të mëdha gjatë fushatës, rritjen deri në tetë-fishin  të numrit të lejuar të refugjatëve gjatë administratës Trump.  Biden tha se do t’i jepte fund mbështetjes për ofensivën ushtarake të Arabisë Saudite në Jemen dhe se do ta bënte mbështetjen për të drejtat e komunitetit LGBTQ një gur themeli të diplomacisë.

Momenti që zgjodhi Presidenti Biden për të folur në Departamentin e Shtetit, në fillim të mandatit, ishte sa simbolike aq edhe një sinjal i interesit të tij për politikën e jashtme.

Ora 15:01
Gjermania mirëpret vendimin e Bidenit për mos-tërheqjen e trupave

Qeveria gjermane të premten mirëpriti vendimin e presidentit amerikan, Joe Biden, që edhe zyrtarisht të ndalë tërheqjen e paraparë të trupave amerikane nga Gjermania, duke thënë se vendosja e këtyre trupave në shtetin gjerman “është në interesin tonë të përbashkët”.

Vitin e kaluar, atëbotë presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të tërheqë rreth 9,500 trupa amerikane nga 34,500 sa janë gjithsej në Gjermani, por tërheqja e tyre nuk ndodhi asnjëherë.

Më 4 shkurt, Biden tha se plani për tërheqjen e trupave do të ndalohej derisa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, të rishikonte praninë e trupave amerikane në mbarë botën.

“Qeveria gjermane e mirëpret këtë njoftim”, tha Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel. Ai tha se “ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt me administratën e re amerikane për të parë planet e saj të mëtejme”.

“Ne gjithmonë kemi qenë të bindur se stacionimi i trupave amerikane këtu në Gjermani i shërben sigurisë evropiane dhe trans-atlantike dhe prandaj është në interesin tonë të përbashkët”, tha Seibert.

I pyetur nëse Gjermania do të bëjë ndonjë ofertë konkrete për të bindur SHBA-në që të mos i tërheqë trupat, Seibert tha se Berlini do të ndjekë zhvillimet, por “se si këto rishikime do të shkojnë është çështje e brendshme e SHBA-së”.

SHBA-ja ka disa ndërtesa ushtarake në Gjermani, përfshirë edhe Bazën Ajrore Ramstein./ REL

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?