Fjalimi i presidentit të ri ishte një fjalim i munguar në atë Parlament si për gjuhën e përdorur, për thirrjet e po ashtu për qetësinë e intonacionit!
Disa kalime me pëlqyen shumë nga fjalimi ishin:
- Thirrja për unitet e harmoni politike ashtu siç kemi harmoninë fetar
- Respekti ndaj Opozitës dhe Pozitës, por që nuk do të qëndrojë neutral ndaj askujt që do të cenojë rendin kushtetues
-Reformimi ndaj të kaluarës e thirrja për të ardhmen e përbashkët
- Nënvizimi i realitetit të ri dhe pozicionimit të Shqipërisë në krahun e duhur duke mbajtur anën e aleatëve
- Dënimin e ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë
Kam përshtypjen e bindjes siç e kam pasur që nga fillim se do të kemi një president shumë të mirë për mandatin që sapo ka marrë!
- Presidenti nuk ju shmang as problemit të korrupsionit si pengesë serioze për zhvillimin e Shqipërisë dhe ky ishte hapi i parë i qartë se ai është Presidenti i Republikës, mbi palët, pavarësisht se kush e ka propozuar
Kam besimin e plotë se politika shqiptare ndodhet mes fundit të tranzicionit e fillimit të ri të munguar ndoshta të shoqërisë, shtetit të së drejtës dhe po ashtu të bërit politik.
Ata që munguar sot në betimin e Presidentit ndihmuan shqiptarët që t'i identifikojnë pa mëdyshje si ajo kategori e politikës që po e mbyllin ciklin e tyre bashkë me ciklin e tranzicionit politik dhe ekonomik të vendit!
Presidenti i betuar dhe i zgjedhur sipas kushtetues në planin ligjor dhe sipas rregullave politike të një Republikë Parlamentare, është Presidenti i të gjithë shqiptarëve, edhe i atyre që refuzuan sot në mënyrë absurde të ishin të pranishëm edhe pse votuesit i kanë votuar për të mos munguar në një ceremoni të tillë!
Referimi i figurave historike me Skënderbeun, Ismail Qemalin, Fan Nolin, u bë nga Presidenti i sapo zgjedhur për të dëshmuar se Republika e Shqipëria është një proces i gjatë historik i kaluar në momente edhe të vështira historike, por që ka mbijetuar falë figurave të ndritura në momentet më deçisive!
Premisat e kësaj presidencë të sapo nisur i shikoj me shume optimizëm dhe jam i bindur se gjatë këtij mandati do të ndodh edhe anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në BE! Shpresoj dhe uroj si domosdoshmëri me kohën që edhe Opozita të përfshihet në një proces dinjitoz transformimi e reformimi duke e kthyer PD në partinë e premisave të kërkuar nga koha dhe shqiptarët. Shpresoj, që procesi i reformimit dhe i transformimit të Opozitë të jetë një indicie reale për t'i dhënë fund tranzicionit të stërzgjatur dhe të pamerituar që ju ka kushtuar shumë qytetarëve!