Sociale

Fjalimi i parë i Papës së ri, Leoni XIV: E keqja nuk do të fitojë, le të ndërtojmë ura paqeje

8 Maj, 20:19| Përditesimi: 8 Maj, 20:57

  • Share

"Paqja qoftë me ju të gjithë. Vëllezër dhe motra të dashur, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ngjallur, Bariu i Mirë që dha jetën për tufën e Perëndisë. Edhe unë do të doja që kjo përshëndetje paqeje të hynte në zemrat tuaja, të arrinte familjet tuaja dhe të gjithë njerëzit e Tokës. Paqja qoftë me ju.“

Këto janë fjalët e para të Papës Leone XIV, i cili u paraqit para botës duke dalë në ballkonin e bekimeve në sheshin Shën Pjetri. Ati i Shenjtë foli për paqen, për "paqen e Krishtit të ngjallur, paqen të paarmatosur dhetë përulur dhe të qëndrueshme“ të një "Perëndie që na do të gjithë pa kushte“.

Më pas, mendimi i Prevost shkoi tek Papa Françesku.

"Ende e ruajmë në veshët tanë atë zë të dobët, por gjithmonë të guximshëm të Françeskut, që bekonte Romën.“ Një Papë, Françesku, që dha bekimin e tij të fundit për botën të mëngjesin e ditës së Pashkëve. „Perëndia na do – vazhdoi Papa Leone – na do të gjithë. E keqja nuk do të fitojë, ne jemi të gjithë në duar të Perëndisë. Prandaj, pa frikë, të bashkuar, dorë për dore me Perëndinë dhe mes nesh, do të ecim përpara, jemi dishepuj të Krishtit, Krishti ecën para nesh. Bota ka nevojë për dritën e Tij.“

"Na ndihmoni të ndërtojmë ura me dialog, me takime, për të u bashkuar të gjithë, për të qenë një popull i vetëm“, tha Prevost, i cili u paraqit si agostinian, para turmës në sheshin Shën Pjetri.

"Faleminderit Papa Françesku. Por dua të falenderoj gjithashtu të gjithë vëllezërit kardinalë që më zgjodhën si pasues të Shën Pjetrit. Duke kërkuar gjithmonë paqen dhe drejtësinë, duke punuar gjithmonë si burra dhe gra besnikë ndaj Krishtit, për të shpallur Ungjillin dhe për të qenë misionarë.“

Papa i ri shpreson për "një Kishë sinodale, që kërkon paqen, bamirësinë, që përpiqet të jetë gjithmonë pranë atyre që vuajnë“.

Më pas ai bëri lutjen tek Shën Maria, para se të thoshte "Ave Maria“:

"Sot është dita e lutjes për Shën Marinë e Pompei. Nëna jonë Maria do të ecë gjithmonë me ne, do të qëndrojë pranë nesh dhe do të na ndihmojë me mëshirën e saj“.

Më pas, ai i dërgoi një përshëndetje të veçantë Kishës Romake: "Kishës së Romës një përshëndetje speciale. Duhet të përpiqemi të jemi një Kishë misionare, të ndërtojmë ura.'

Në fund, Ati i Shenjtë iu drejtua besimtarëve në spanjisht, duke kujtuar rolin e tij si misionar në Perù dhe duke përshëndetur dioqezën e Chiclayo.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?