Edi Rama dhe Avdullah Hoti

Politikë

Fjalimi i Ramës në OKB, Avdullah Hoti: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtar, Shqipëria mbetet zëri ynë

25 Shtator 2022, 16:45| Përditesimi: 25 Shtator 2022, 16:49

  • Share

Fjalimi i kreut të qeverisë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme në OKB ishte tregues i zërit të Shqipërisë në mekanizmat ndërkombëtar edhe për Kosovën. Kështu e cilësoi deputeti aktual dhe ish kryeministri i Kosovës, fjalën e kryeministrit Edi Rama. Avdullah Hoti në një postim në Facebook shkroi se derisa Shqipëria do jetë zëri i Kosovës, për aq kohë sa nuk është anëtare e organizatave ndërkombëtare. Hoti ndër të tjera veçon vendin tonë karshi edhe vendeve të tjera të cilat mbështesin përpjekjet e popullit të Kosovës.

‘Kështu duhet parë fjalimin e Kryeministrit Rama në OKB:

Derisa Kosova  të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.’- shkroi Hoti.

Kujtojmë se në fjalën e plotë të kryeministrit Rama një vëmendje të madhe kishte Kosova, të cilën kryeministri e kishte cekur fund e krye në fjalimin e tij.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Poli: 26/09/2022 05:51

    Nuk ka me mire! Orkestra e prishur e "luftes" tani me dirigjent te ri. As me shume e as me pak mediokrrin e Tiranes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?