Donald Trump në OKB

Bota

Fjalimi i Trump në OKB, ja çfarë tha për Palestinën, emigracionin dhe mjedisin

23 Shtator, 18:13| Përditesimi: 23 Shtator, 18:19

  • Share

Më poshtë janë renditur pikat kryesore dhe kulminante të fjalimit të presidentit amerikan Donald Trump, të mbajtur sot në OKB.

Një sulm frontal ndaj Europës, OKB-së, emigracionit dhe politikave të gjelbra.

Në fjalimin përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Donald Trump nuk kurseu askënd nga pikat e agjendës planetare. Duke nisur me një pasazh të pafund për sukseset e tij personale dhe duke sulmuar në mënyrë të përsëritur figurën e Joe Biden. Ja, të ndara sipas temave, pohimet e presidentit të SHBA-ve në 57 minutat e ndërhyrjes, më e gjatë se mesatarja e ndërhyrjeve të tjera, larg rekordit prej 4 orë e 29 minuta të Fidel Castros në vitin 1960.

Lindja e Mesme: Hamas të lirojë menjëherë pengjet

«Duhet të arrihet një zgjidhje në Gaza. Nuk mund të harrojmë 7 tetorin. Lironi pengjet, ky është mesazhi i këtij momenti».

° «Njohja për Palestinën është një shpërblim për Hamasin dhe sulmet e tij të tmerrshme».

«Irani është sponsori kryesor i terrorizmit dhe qëndrimi im është shumë i thjeshtë: sponsori numër një në botë nuk mund të lejohet të zotërojë armën më të rrezikshme».

SHBA dhe epoka e artë

«Vetëm për tetë muaj Shtetet e Bashkuara janë bërë kombi më i fortë në botë».

«I kam bërë të përfundojnë shtatë luftëra, e meritoj çmimin Nobel për paqe por OKB nuk më ka falënderuar kurrë».

«Nuk e them për të bërë mburravecun, por kam të drejtë për gjithçka, do të dështoni nëse nuk më dëgjoni».

Ukraina: BE financon një luftë kundër vetes

«Europa financon një luftë kundër vetes, duke vazhduar të blejë naftë dhe gaz nga Rusia».

«Nëse Rusia nuk do të bëjë një marrëveshje, ne jemi gati të vendosim tarifa. Për të qenë efektive, megjithatë, duhet të vendosen edhe nga Europa».

«Kina dhe India vazhdojnë të blejnë naftë ruse, kjo është e papranueshme».

Emigracioni emergjenca numër një e kohës sonë

«Emigracioni i pakontrolluar është emergjenca kryesore e kohës sonë dhe po i shkatërron vendet tuaja. Por OKB e mbështet atë. Nëse nuk e ndaloni do të shkoni në ferr».

«Ne i kemi ulur në zero hyrjet e paligjshme në SHBA. Nëse hyn ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, do të përfundosh në burg ose do të kthehesh nga ke ardhur, ose ndoshta edhe më larg».

Green do të thotë falimentim

«Burimet e rinovueshme nuk funksionojnë, impiantet e erës kalben dhe ndryshken, është energji që na bën të humbasim para».

«Shumë prej këtyre pajisjeve ndërtohen në Kinë, por ata nuk i përdorin, i eksportojnë vetëm. Ata përdorin gazin dhe qymyrin».

«Gjermania, përdoruesi më i madh i rinovueshëm në Europë, është në buzë të greminës».

^ «Green do të thotë falimentim. Ndryshimi i klimës është mashtrimi më i madh në botë».

Në mbrojtje të lirisë dhe traditës

«Mbrojmë lirinë e fjalës dhe të shprehjes. Mbrojmë lirinë fetare, përfshirë fenë më të përndjekur sot në planet, që quhet Kristianizëm».

«Në Londër, ku ka një kryetar bashkie të tmerrshëm, të tmerrshëm, të tmerrshëm, qyteti ka ndryshuar kaq shumë. Tani duan të kalojnë tek Sheriati, por ju jeni në një tjetër vend. Nuk mund ta bëni këtë».

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?