Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e KiE

Fjalimi në KiE/ Kurti: S’e dëgjova, isha gjithë ditën në Pejë! Hoti: Shqipëria, zëri jonë! Haradinaj: I saktë! Berisha: Rama, antishqiptar, fajtor për arrestimin e Thaçit (REAGIMET)

12 Tetor 2022, 19:08| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 22:57

  • Share

TIRANË- Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës, është pritur pozitivisht në Kosovë! Reagimi i parë ka ardhur nga ish-presidenti Avdullah Hoti, i cili tha se Shqipëria është zëri i Kosovës për përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Daut Haradinaj nga AAK e cilësoi fjalën e Ramës si të saktë dhe të vërtetë si asnjeherë më parë. Nga ana tjetër, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk e ka dëgjuar fjalimin e fuqishëm të homologut të tij shqiptar, Edi Rama, në Këshillin e Evropës. Ai tha se nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë për shkak të agjendës së ngjeshur që ka pasur. 

Si gjithnjë, ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur kritika për kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si fajtor për arrestimin e Hashim Thaçit, teksa shtoi se kreu i qeverisë doli në Asamble dhe tregoi se u përfaqësua “si anti-shqiptar”.

Nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë.

    Ora 22:18
    Fjalimi në KiE, Ali Ahmeti: Mbështes plotësisht iniciativën e kryeministrit Rama për ndryshim të Rezolutës skandaloze 1782

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Evropës.

    Ahmeti shprehet se mbështet  plotësisht iniciativën e Kryeministrit Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për ndryshimin e Rezolutës së padrejtë dhe të pasaktë 1782 të vitit 2011.

    Ai thotë se rezoluta u miratua si rezultat i propagandës ruso-serbe me lajme të rreme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë dhe dëmtuan rëndë sakrificën tonë kombëtare për liri, pavarësi, demokraci dhe barazi.

    “Mbështes tërësisht iniciativën e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për ndryshimin e Rezolutës së padrejtë dhe të pasaktë 1782 të vitit 2011. Rezoluta skandaloze u miratua si rezultat i propagandës ruso-serbe me lajme të rreme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë dhe dëmtuan rëndë sakrificën tonë kombëtare për liri, pavarësi, demokraci dhe barazi.

    Ftoj të gjithë kolegët, veprimtarët, patriotët, intelektualët, politikanët, gazetarët, opinionistët, shoqërinë civile dhe qytetarët t’i bashkangjiten thirrjeve për ndryshim të Rezolutës dhe përmirësimin e padrejtësisë ndaj kombit shqiptar. UÇK-ja është forcë çlirimtare e cila kishte përkrahjen e botës perëndimore, njëjte sikur sot populli liridashës Ukrainas. Liria ka emër - UÇK!”, shkruan Ahmeti në Facebook.

     

    Ora 20:27
    Fjalimi i Ramës në KiE, Grubi: I bashkohem thirrjes së tij për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

    Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka komentuar  fjalimin e kryeministrit  shqiptar Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës duke, duke e konsideruar ndër të tjerash  si “porosi të fuqishme drejtuar  Evropës”.

    Grubi gjithashtu i është bashkuar thirrjes së kryeministrit Rama, për drejtësi ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale.

    “Retrospektivë faktike e historisë së mbarë popujve të Ballkanit, e kapitullit të mbyllur të armiqësive dhe kapitullit të hapur të paqes dhe bashkëpunimit nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare, si dhe porosi të fuqishme drejtuar Europës mike nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

    Fjalë që vunë në dukje vullnetin tonë të palëkundur të partneritetit properëndimor dhe ëndrrën e pashuar të integrimit, por edhe kërkesat tona plotësisht legjitime dhe të drejta kombëtare për Kosovën dhe luftën e saj të drejtë ndaj mbrapështisë ideologjike të një regjimi okupator.

    I bashkohem plotësisht thirrjes së tij për drejtësi ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale dhe kërkesës për rishikimin e Rezolutës 1782 që të shpallen të pabaza akuzat për trafikim të organeve njerëzore në luftën e Kosovës.”, shkruan Grubi në Facebook.

     

     

    Ora 20:23
    Fjalimi i Ramës në KiE/ Kurti: S’e dëgjova, kisha punë! Isha me takime në Pejë

    1665598912_AlbinKurtiscaled.jpg

    Në një kohë, kur kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim për padrejtësinë që po i bëhet UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se nuk ka pasur kohë për të ndjekur “live”. Ai tha se nuk ka pasur mundësi për shkak se ka pasur shumë takime  në Pejë.

    “Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramës, sepse nuk e kam dëgjuar. 

    Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem. Mbi të gjitha, unë besoj që faktorët ndërkombëtar do të duhej të mobilizohen që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat e Serbisë të ndiqen, dhe përgjegjësit e fajtorët të gjykohen e dënohen. 

    Andaj kushdo që flet në arenën ndërkombëtare, do të duhej nga faktorët ndërkombëtarë, ta trajtojë këtë çështje, pasi në Kosovë ka ndodhur gjenocidi për të cilin ka ndërhyrë NATO. 

    Pra, nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë dhe ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë”, tha ai në konferencën e përbashkët për media me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

    Ora 19:47
    Fjalimi në KiE, Mustafa: U tha një e vërtetë e madhe! Rama ishte sot një zëdhënës me dinjitet për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë

    Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Mustafa shpreh falënderime teksa shkruan se ai ishte një “zëdhënës plot  dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë”.

    “Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë. Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”, shkruan Mustafa në Facebook.

     

     

    Ora 18:43
    Fjalimi i Ramës në KiE, Haradinaj:I saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë

    Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Evropës, ku shpreh falënderime, ndërsa e cilëson si “të saktë dhe të vërtetë si asnjëherë më parë."

    “E përcolla me vëmendje Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.  Ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë. E vërteta vonon por gjithmonë triumfon. Respekt Kryeministër.”, shkruan Haradinaj në Facebook.  

    Ora 17:34
    Fjalimi i Ramës në KiE, Berisha: Rama, anti-shqiptar! Ai është fajtor për arrestimin e Thaçit

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalimin e kreut të qeverisë Edi Rana në KiE. Ai e quajti si një qëndrim skandaloz, duke shtuar se ishte një tregues se Rama është anti-shqiptar.

    “Në Këshillin e Europës mbajti fjalimin, ju ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha që s’jemi prokurori këtu, pasta i tha pse ke frikë nga hetimi, nëse Hashim Thaci u zbrit nga avioni, shkak kryesor është qëndrimi i Edi Ramës se të gjithë vraponin për të bllokuar gjykatës dhe sot bëri skandalin, dhe iu ngrit tjetri ke ngatërruar adresë.  Kudo që udhëton udhëton si një anti shqiptar i mirëfilltë”, tha Berisha.

    Ora 16:54
    Fjalimi i Ramës kundër raportit të Dick Marty-t në KiE, Hoti: Shqipëria është zëri jonë, derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë

    Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Evropës, i cili kundërshton raportin e Dick Marty-t.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook,  Ish-kryeministri kosovar shkruan se Shqipëria mbetet zëri i tyre, derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë.

    “Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës.
    Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi", shkruan Hoti.

    Postimi i Avdullah Hotit
    B.K./ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • SHQIPJA: 13/10/2022 09:04

      O Albin, pse e menderos mhb. edhe sikur mos ta kishe degjuar, nga gjithe ai mdiatizim do merje vesh se ca tha...njeri i vogel, qe shqyhesh kur Rama takon Vucicin dhe ben sikur ke pune kur Rama mbron Kosoven.

      Përgjigju
    • Iris: 13/10/2022 03:21

      Nga te gjithe politikanet e siperpermendur vetem Berisha e ka quajtur anti-shqiptar,edhe Kurti qe mund te mos e deshiroje kete sherbim te Rames per Kosoven,eshte treguar shume diplomatik ne pergjigjen e tij.A ka njeri ne trojet shqiptare qe mund t'a adhuroje Berishen akoma ne kete moment, pas ketij fjalimi,e pas kesaj deklarate ??!!

      Përgjigju
    • Jimmy: 13/10/2022 01:28

      Me klluf kryeminister e presidente nuk nxjerr me Kosova!

      Përgjigju
    • Don joni: 12/10/2022 23:52

      Sa burre i vogel u tregove z.albin

      Përgjigju
    • Entis: 12/10/2022 21:58

      Bravo z.RAMA. Jemi me ty sa her qe je ne mbrojtje te çeshtjeve Shqiptare me dinjitet si sot.

      Përgjigju
    • luka: 12/10/2022 21:43

      veç helm nxjerr nga goja ty mos te ruajte zoti.

      Përgjigju
    • Shqiptari: 12/10/2022 21:29

      Nuk paske pasur kohe te ndigjosh Ramen o spiun ******

      Përgjigju
    • ZYBERI BULES REXHEP LEKA [ KEPI ]: 12/10/2022 20:18

      O Salhe BAJGA me kë e ngatron Edin me veten tënde që je spiuni Sërbit.

      Përgjigju
    • Tila: 12/10/2022 19:47

      Ju uroj suksese ne punen tuaj. Bravo

      Përgjigju
    • Oni: 12/10/2022 19:42

      Vec te verteta kemi degjuar nga Rama

      Përgjigju
    • Soni: 12/10/2022 19:41

      Rama i sakte si gjithmone

      Përgjigju
    • Deli: 12/10/2022 19:31

      Te lumte dhe haradinaj te ndihet i sigurt per sa koh te ka ty pran

      Përgjigju
    • Erii: 12/10/2022 19:30

      Nje bravo e madbe per ramen per kete mbeshtetje qe po i jep kosoves

      Përgjigju
    • Dea: 12/10/2022 19:28

      Sot u be nje pun fantastike me ate fjalim dhe askush smundet tjua hedhi posht

      Përgjigju
    • Enki: 12/10/2022 19:28

      Ai i sotshmi qe nje fjalim qe nuk do harrohet lehte si nga ne dhe kosova gjithashtu

      Përgjigju
    • Erisa: 12/10/2022 19:25

      Gjithmone ne mbrojtje te se drejtes dhe kerkoni qe ajo te dale ne pah sa me shpejt

      Përgjigju
    • Sndri: 12/10/2022 19:25

      Rama gjithmone kaq qene i sakte

      Përgjigju
    • Bora: 12/10/2022 19:24

      Sot ka folur ne menyren me te mire dhe u ka perplasur te verteten

      Përgjigju
    • Erdi: 12/10/2022 19:24

      Rama eshte me patriot se te gjithe

      Përgjigju
      • Shkodrani: 12/10/2022 21:16

        Skenderbeu, Ismail Qemali, Isa Bolerini, Edi Rama jan pashaporta e Shqiptarve nëper bote. Un nuk jam patronazhist jam Shqiptar qe jetoj ne Itali prej me shum se 20 vitesh. Sot ndjeva zemren të rreh ne Europe pas më shum se njëqindë vitesh. Respekte Zoti Kryeminister Edi Rama. Historia do te tregojë kush jeni dhe çfarë keni bërë per vendin tonë. Qentë le te lehin, karvani le te ecë përpara. Ndihem krenar për vëndim tim, për Kryeminstrin tim.

    • Sondazhi i ditës:

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?