Fjolla Morina

Fjolla Morina përmend arrestimin nga policia në këngën e re: Duan të më shohin me 2 hekura

21 Qershor 2022, 09:16| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 09:19

  • Share

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka publikuar një projekt të ri muzikor ku nuk ka lënë pa përmendur arrestimin nga policia. Prej kohësh po shijon lirinë ndërsa është ndarë edhe nga partneri i saj Fisnik Syla.

Në tekstin e këngës së saj të re të titulluar "Suppa Duppa", në bashkëpunim me reperin Nush, thotë: “Policia duan të më shohin me pranga, me 2 hekura se unë jam nana”.

Ndër të tjera ka bërë postim në Instagram për arritjen e saj pasi ka marrë më shumë se 1 milion klikime brenda 24 orësh.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.

Gjykata e Kukësit kishte shpallur në kërkim Fjolla Morinën dhe i kishte vënë dënimin me 6 vite burg për armëmbajtje pa leje. Pas 10 muajsh në arrati, Fjolla u arrestua më 19 korrik në lokalin e saj në Prishtinë, ndërsa u refuzua ekstradimi në Shqipëri. Këngëtarja Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi më 15 shtator.

Komento

Komente

  • samiu: 22/06/2022 17:08

    Prastitute trafikante...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?