Kënga, poezia dhe vargjet e gegnishtes letrare u bën bashkë në edicionin e katërt të takimit poetik kombëtar “Fjollë Dashnie”, në Pllanë të Lezhës.
Organizuar nga klubi i letrave "Ndoc Gjetja" 35 poetë të rinj nga mbarë hapësira e trojeve shqiptare interpretuan dhe recituan vargje poezish ku në qendër të krijimeve ishin peisazhi, aktualiteti dhe dashuria për jetën.
"I përgozoj të gjithë këta njerëz që punojnë me kaq përkushtim dhe dashini për gjallnimin e jetë artistike të Lezhës. Paskam pas një impakt pozitiv tek rinia. Po më duket ogur i mire. Ishalla vazhdon kjo ide pasi është në të mirën e letrave", tha Primo Shllaku.
Edicionit të këtij viti të “Fjollë Dashnie” nuk i munguan dhe tingujt e violinës interpretuar nga artistja e talentuar Melisa Figuri.
Per kryetarin e klubit te letrave “Ndoc Gjetja ne Lezhe, Hekuran Koka, ky qytet është shtëpia e poeteve të rinj që po i rrit çdo ditë e më shumë vlerat artit krijues dhe letërsisë.
"Numri i të rinjve që morën pjesë këtë vit ishte mbreslënës.“Fjollë Dashnie” tashmë ka krijuar tashmë një traditë të miqve të saj, por me rëndësi ishte numiri i lartë i të rinjve që morën pjesë për herë të parë sivjet çfarë jep shpresë që të njihet Lezha si një vend ku promovohen të rinjtë", tha Hekuran Koka, Kryetar i Klubit te Letrave "Ndoc Gjetja".
Në edicionit të 4-t të “Fjolle Dashnie”, u vlerësuan me çmime edhe poetët Agron Rexhepi nga Kosova me poezinë “Tirane”, Adelina Pali me “Natë magjike” dhe Inida Brahimi me poezinë “Nokturn i luleve”.