Kronikë

'Flagranca 3'/ Në makinën që lëviznin u gjet një pistoletë, tre të arrestuar në Krujë

6 Tetor, 10:56| Përditesimi: 6 Tetor, 11:02

  • Share

Policia e Krujës ka arrestuar tre persona, pasi në makinën që po lëviznin, është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Policia bën me dije se në pranga ra shoferi i automjeteti së bashku me dy pasagjerët. Arrestimi i tyre erdhi në kuadër të operacionin policor të koduar “Flagranca 3”.

“Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, me objektiv identifikimin e shtetasve, të cilët duke lëvizur të armatosur, cenojnë sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, finalizuan operacionin policor të koduar “Flagranca 3”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 38 vjeç, E. D., 34 vjeç dhe I. D., 39 vjeç.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 38-vjeçari, në fshatin Luz, Krujë, në të cilin ishin pasagjerë 2 të arrestuarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

A.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?