Flakadanët në fushë

Flakadanë dhe sende në fushë gjatë Derbit, disiplina gjobit me 700 mijë lekë të reja Partizanin dhe Tiranën! Klubet të dëmshpërblejnë dëmet në ‘Air Albania’

21 Tetor 2023, 11:11| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 11:16

  • Share

Me 700 mijë lekë të reja janë gjobitur Partizani dhe Tirana nga Komisioni i Disiplinës në FSHF për sjelljen e gabuar të tifozëve në Derbin e së enjtes. Për shkak se tifozët hodhën flakadanë e sende të palejuara në fushë Disiplina gjobiti Partizanin me 300 mijë lekë që ishte organizator i takimit ndërsa Tirana është gjobitur më shumë me 400 mijë lekë po për sjelljen e gabuar të tifozëve të saj.

Të dyja klubet duhet të dëmshpërblejnë edhe dëmet e shkaktuara në ‘Air Albania’ brenda 15 ditëve. Ndërsa me 100 mijë lekë është gjobitur futbollisti i Partizanit Gjelbrim Taipi i cili ndezi flakadanë pas përfundimit të ndeshjes.

Partizani e fitoi Derbin me rezultatin 2-1 dhe u ngjit në vend të dytë të Kategorisë Superiore.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?