Zjarri në Delvinë

Kronikë

Flakë masive e banorë të trishtuar, Reuters sjell imazhet nga 'lufta' me zjarrin në Delvinë

13 Gusht, 08:04| Përditesimi: 13 Gusht, 11:18

  • Share

Reuters sjell fotot nga zjarri masiv që përfshiu ditën e djeshme Delvinën. 

Fotografi Florion Goga ka kapur imazhe tronditëse që tregojnë një peizazh të shkrumbuar nga flakët, ndërsa banorët, të tronditur, ndjekin me dhimbje pasojat e mëdha të katastrofës natyrore. 

Zjarri, i nxitur nga era e fortë, u përhap me shpejtësi, duke detyruar autoritetet të evakuojnë spitalin e Delvinës dhe disa banorë të zonës. Flakët rrezikuan gjithashtu puset e naftës në zonë.


Lajmi kryesor:

Shqipëria lufton me zjarret! Delvina dhe Gramshi zonat më kritike, situata e qëndrueshme dhe nën kontroll


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?