Tiranë/ Kondicioneri në banesën e doktorit dogji pallatin, i instaluar jashtë standardeve! Fasada, material i djegshëm me përzjerje nafte! Banorët dyshues

16 Shtator 2023, 10:20| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 16:08

  • Share

Megjithëse hetimet vijojnë dhe banorët janë ende jashtë shtëpive, zjarrin në pallatin 10-katësh në Tiranë, dyshohet ta ketë shkaktuar instalimi jashtë standardeve i një kondicioneri në apartamentin e katit të 9.

Zjarri është përhapur me shpejtësi prej një materiali të djegshëm që është përdorur nga ndërtuesi në fasadën e pallatit, e cila siç ekspertët thanë në Report Tv, ka përzierje me nënprodukte të naftës, që kanë favorizuar flakët.

Dy netë i kaluan pranë të afërmeve apo në hotele. Banorëve të pallatit 10-katësh që u përfshi nga flakët në zonën e ish-Nshrak-ut në Tiranë mesditën e 14 shtatorit, u mungon një përgjigje se kur do të futen në shtëpitë e tyre. Frikë kanë se nuk do të marrin dëmshpërblim për 4 apartamentet që zjarri shkrumboi dhe 12 të tjerë që pësuan dëmtime. Këtë të shtunë i gjejmë të mbledhur bashkë duke vënë firmat për t’i dërguar pranë institucioneve përkatëse për të marrë një përgjigje se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre.

“Po firmosim dokumentacione, do ia çojmë institucioneve.”- tha një banore.

Garancinë se shteti nuk do i lë na baltë, ua dha kryetari i këshillit të qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi gjatë një interviste në Report Tv.

“Veliaj premtoi se do bëhen vlerësimet e duhura të dëmit dhe do marre përsipër atë që i takon...do ketë dhe një vlerësim të objekteve brenda pallatit. Ka pasur raste si ato tërmetit që ne kemi mbajtur barrën e orendive. Nëse do kërkohet ndihma jo në do japim kontributin tonë. Presim përfundimet e sakta ligjore, për ta çuar edhe tek përgjegjësi”- tha Dalipi. 

Pallati është ende i rrethuar me shirit sigurie dhe 2 policë qëndrojnë në hyrje me turne për të mos lejuar banorët të marrin as sendet personale pasi pjesë metalike të fasadës së jashtme apo xhama të thyer mund të bien. 

Thuhet që shkak është një sistemi i kondicioniomit, që nuk është në përputhje me standardin. Do ta ndjekim këtë rast, dhe

Ekspertiza paraprake e pa shkakun e zjarrit tek një kondicioner në katin e nëntë të pallatit 10- katësh, në një apartament me verandë të madhe, në pronësi të një mjeku kardiolog.  zjarri i madh lart ne fillim.

 “Thuhet që shkak është një sistemi i kondicioniomit, që nuk është në përputhje me standardin”.- tha Dalipi.

Report Tv arriti të sigurojë foton e kondicionerit, i cili ndodhet në verandë, pikërisht aty ku pamjet e para treguan se shpërtheu zjarri. 

Përhapja me shpejtësi e flakëve nga kati i parafundit në gjithë gjatësinë e pallatit, kryesisht në fasadën që mbulon pjesën e shkallëve, dyshohet të jetë bërë nga materiali prej shkume shumë të djegshme.

Kreu i sindikatës së zjarrfikësve, Bledar Bajrami, nga studio e Report Tv, tregoi se cfarë përbërje mund të ketë materiali i përdorur në fasadën e pallatit, përgjigjja përfundimtare e të cilit do dalë pas rezultatit të analizave.

‘Vjen erë nënprodukte nafte' deklaroi Bajrami.

Pallati 10-katësh i përfunduar në vitin 2021 nga biznesmeni vlonjat Tanush Mhillaj, kishte një sistem jo funksional për mbrojtjen ndaj zjarrit, pasi nuk kishte rrjet të pavarur për furnizimin me energji elektrike. Kjo do të kishte lehtësuar punën e forcave zjarrfikëse për tu furnizuar të paktën me ujë.

 

Kondicioneri

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • shqip: 18/09/2023 18:15

    Kush ka marre hyrjen me kredi ja mbulon siguracioni se eshte i detyrushem nga banka .

    Përgjigju
  • Dush kazazi: 18/09/2023 14:20

    Djegia ne pallat : nese pallati eshte I siguruar ,demtuesit perfitojne shkallen e siguracjonit te mbuluar ...;I demtuari ne pallat ne varesi te informacjonit dhe njohjes juridike te siguracjonit ,pranoni ose ble siguracjon shtese mbrojtjeje te pasurise SE deklaruar ..! Shteti te jep lemosh kur nuk ke te atdhura te mjaftueshme ... !

    Përgjigju
  • edi: 18/09/2023 08:42

    Megjithate Adi mjeku nuk ka pse paguan sepse nuk eshte ai pergjegjes per ndertimin jashte standartit. Ti po te kesh diçka apo fakte kunder mjekut denoncoje.

    Përgjigju
  • Adi: 17/09/2023 13:56

    Demet le ti paguaje mjeku kirurg se ka mjaft para te zhvatura nga pacientet

    Përgjigju
  • A. N.: 16/09/2023 22:53

    Uroj qe ajo karabinaja qe po ndertohet matane te behet me materiale kunder zjarrit.

    Përgjigju
    • Pa merak: 17/09/2023 08:48

      E do vetëm kundër zjarrit, apo vetëm kundër tërmetit?

  • Pak rëndësi ka: 16/09/2023 16:45

    Nuk ka rëndësi si ra zjarri apo shkëndija që nisi zjarrin. Pse pallati ishte i veshur me lënde djegëse nga jashtë?

    Përgjigju
  • Ja keni fut kot: 16/09/2023 12:43

    Kondicioneri nuk shkakton zjarr kurre,dojn me ja lan vetem me pas nje pergjigje nga ekspertat si è si me myll letrat!

    Përgjigju
    • Joan Pema: 16/09/2023 16:03

      JANE DUKE MBROJTUR NDERTUESIN E PALLATIT BASHKE ME INXHINJER... SHIKONI KUSH ESHTE NDERTUES DHE LIDHJET ME BASHKIN.... SE DEMIN DUAN TA PAGUAJN ME TAKSAT E POPULLIT.... PRANDAJ JA KENE FAJIN KONDICIONERIT.... DHE JO MATERILEVE TE NDERTIMIT TE PALLAYIT....

  • Mos shih kondicionerin: 16/09/2023 10:29

    Por shih atë pallatin që është duke u ndertuar në sfond.

    Përgjigju
    • Doktori: 17/09/2023 10:59

      Çdo me thene i instaluar jashtë standartit.

    • Roki: 16/09/2023 15:42

      Ai pallati po nderto sipas lejes

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?