Korçë-Një ndërtesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik, çka ka djegur plotësisht objektin.
Nga flakët u përfshinë të dyja katet, ku njëri prej tyre shërbente si lokal dhe tjetri për banim. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, dëmet ishin të mëdha.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota.
Komento
Komente
