Një kroçere është përfshirë nga zjarri në ishullin grek të Korfuzit sot rreth orës 15:30. Korçerja “Lyrica” ishte e ankoruar në portin e ishullit.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, raportojnë mediat greke.
Në bordin e anijes turistike ishin 51 anëtarë të ekuipazhit dhe asnjë nuk ka pësuar lëndime.
Deri më tani, nuk bëhen të ditura shkaqet e zjarrit. Kroçerja është ndërtuar në 2003, është e gjatë 251 metra, e gjerë 28 metra dhe ka kapacitet të mbajë 1,526 pasagjerë dhe 760 anëtarë të ekuipazhit.
Kroçera qëndronte në port që prej 30 janarit dhe do të qëndronte gjatë, pasi në këtë periudhë janë ndaluar lundrimet për arsye turistike për shkak të pandemisë