Kronikë

Flakët shkrumbojnë 6 kazanë plehrash në dy vendgrumbullime në Elbasan! Hetime nëse janë zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)

4 Shkurt, 20:10| Përditesimi: 4 Shkurt, 20:23

  • Share

Elbasan- Këto janë pamjet e zjarrit që përfshiu në rrethana ende të paqarta 5 kazanët e plehrave në qytetin e Elbasanit, në vendgrumbullimin e tyre.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme (4 Shkurt), teksa zjarrfikësit të lajmëruar nga qytetarët, vepruan me shpejtësi duke i shuar pas shumë minutash aksioni. Era e keqe dhe tymi pushtoi zonën përreth.

Dëmet e shkaktuara janë materiale, teksa të pesë kazanët dallohet qartë se janë dëmtuar nga zjarri.

Por pak minuta më pas, u raportua edhe për një tjetër situatë të ngjashme në unazën e qytetit të Elbasanit, ku ka marrë flakë një kontenjer tjetër me mbeturina. Zjarrrikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes duke shuar vatrën e zjarrit.

Policia pritet të hetojë rrethanat, nëse ka qenë vetëndezje e plehrave apo një akt i qëllimshëm dhe kriminal.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?