Një shtëpi rreth 150 vjeçare është djegur sot në parkun kombëtar të Thethit. Siç duket edhe nga videot ajo është përfshirë tërësisht nga flakët dhe dëmet e shkaktuara janë tepër të konsiderueshme. Kulla u përkiste Fran Pal Zharit dhe Rrok Nikoll Zharit.
Në atë ndërtesë mbi 150 vjeçare gjatë muajve të verës jetonin rreth 20 persona. Fatmirësisht në momentin kur ka rënë zjarri nuk ndodhej askush brenda banesës. Kjo është kulla e dytë më e vjetër në lagjen Gjeçaj, një ndërtim karakteristik që tashmë është shkrumbuar.
Aktualisht flakët janë duke u vënë nën kontroll, ndërsa zjarri ka nisur prej gati dy orësh, asgjë që ishte brenda saj nuk ka shpëtuar, por është djegur plotësisht. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, nëse kanë qenë aksidentale apo të qëllimshme.
Tani mund ndertojn hotel te ri aty
Përgjigju