Opinion
Periferi

Flamingo dhe avionë… Si ja bëjnë më të mirët?

5 Qershor, 12:58| Përditesimi: 5 Qershor, 13:02

  • Share

Lajmi që Protection and Preservation of Natural Environment in Albania dhanë për folezimin për herë të parë të një kolonie flamingosh në Lagunën e Nartës është i mrekullueshëm! Për vendin tonë ku pelikanë e arinj, drerë e peshq, shqiponja e lejlekë për vite e vite me radhë u traumatizuan nga gjueti e pamëshirshme, tela korrenti në lumenj, dete e laguna dhe u larguan, është një shenjë e mirë.

Por pas traumave edhe Shqipëria ka ndërmarrë rrugën e modernizimit të saj, e veç faunës, ka hapur dyert për diversitetin më të rëndësishëm, atë njerëzor: vizitorë, turistë nga vende të ndryshme të Botës. Debati tani është: Si mund të bashkëjetojnë në një harmoni perfekte njerëzit, natyra, ndërtimet, aeroportet, rezortet…

Ka shembuj në botë të cilët të gjithë mund t’i konsultojnë dhe t’i verifikojnë dhe është një domosdoshmëri që ne të ndjekim në këtë rrugë më të mirët. Pra, si mund të bashkëjetojnë një aeroport turistik dhe flamingot në një lagunë?

Ja  disa shembuj konkretë:

Në Greqi ishujt  Lesbos, Kretë, Rodos. Në Lesbos, laguna me flamingo ndodhet afër aeroportit. Aty zbatohen masa për të mbrojtur natyrën dhe për të edukuar turistët.

Në Spanjë – Delta e Ebrit & Majorka. Në Majorka, pranë aeroportit ndodhen zona me flamingo të mbrojtura si parqe natyrore.

Në Francë, Camargue dhe aeroporti i Marsejës. Zona e Camargue strehon flamingo dhe ndodhet afër aeroportit. Përdoren plane të veçanta për menaxhimin e faunës në aeroport.

Në ishuj tropikalë Maldive, Sejshel, Polinezia aeroportet ndërtohen në ishuj të veçuar, larg lagunave me biodiversitet, për të shmangur konfliktin me natyrën.

Në këto vende të njohura botërisht për zhvillimin e turizmit dhe bukurinë e rrallë natyrore janë ndërmarrë plane konkrete për ruajtjen e faunës dhe florës. Po si veprojnë? Monitorimi dhe menaxhimi i faunës. Aeroportet afër zonave të lagunave përdorin sisteme monitorimi për të ndjekur lëvizjen e zogjve. Kur flamingot afrohen shumë pranë pistës, përdoren mjete për t’i larguar (zëra, lazer, dronë, etj.).Krijohen zona mbrojtëse (buffer). Projektimi i aeroportit mund të përfshijë një zonë mbrojtëse midis pistës dhe lagunës, për të reduktuar rrezikun e përplasjes me zogj. Planifikohet kufizimi i fluturimeve; në disa raste, fluturimet kufizohen në oraret kur zogjtë janë më aktivë (agim dhe muzg).

Vendet të bukura nga Bota na tregojnë se si mund të bashkëjetohet me florën, faunën edhe në zhvillim, por ata nuk mund të na tregojnë se e gjitha kjo arrihet me një vëmendje dhe dashuri të pamatë për këtë bashkëjetesë. Për këtë arsye popujt më të ndjeshëm dhe më respektues të biodiversitetit kanë arritur të krijojnë parajsa të vërteta dhe të mbajnë harmoninë mes dy botëve: Asaj të ndërtuar nga Njeriu dhe Mrekullisë që nga natyra e kemi akoma sot.

a.m./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • five company: 05/06/2025 22:07

    Paradoksi i rradhes. Ne lendet qe i perkasin edukimit Biologjik, zoologjik, per nje fakt jemi te qarte, ne momentin qe njeriu shkel nje "hapesire te virgjer" fillon degradimi i biodiversitetit. Shkaterrimi i ekosistemeve natyrore ne Shqiperi nuk ka shok te perbashket ad ne Republiken e Togos ne Afrike, ku te pakten nje ligj te rendesishem e kane mesuar shume mire nga kolonizatoret e tyre franceze, burimet natyrore jane pasuri kombetare ( jo shteterore). Dhe oerseri mund te sjellim shembuj se si nje nga shtetet me turizmin me re larte ne bote, i shtron edhe kesaj dite rruget me cakull dhe shtepi nje kateshe tradicionale 60 vjecare. Por natyrisht investitoret shqiptare nuk e ndan pervojen me vellaun e tyre binjak te Togos koloni franceze. Dhe mbase ndonje shkrimtar mund te mare frymezim dhe te komplotoje nue tjeter roman...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?