Karavastaja është laguna më e madhe në Shqipëri. Në këtë lagunë të njohur si toka ligatinore për zogjtë migratorë, këtë mbrëmje kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje të spektaklit të flamingove.
"Fluturimi i flamingove mbi lagunën e Karavastasë, bukuria e Zonave tona të Mbrojtura", shkruan Rama.
Laguna e Karavastasë është shpallur një zonë e smeraldtë, një zonë e rëndësishme zogjsh. Zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme, vijojnë të jenë të pranishme prej 13 vitesh në lagunën e parkut Divjakë-Karavasta. Ajo është gjithashtu habitati i vetëm në vend ku mund të rritet pelikani kaçurrel.