Flamingot 'pushtojnë' lagunën e Nartës (VIDEO)

29 Prill 2020, 20:50| Përditesimi: 29 Prill 2020, 21:00

  • Share

Flamingot janë rikthyer në lagunën e Nartës këtë pranverë. Ato shihen të fluturojnë tufa-tufa bashkë pelikanët dhe shumë shpendë të tjerë.

"Nga numri i fundit 3 mijë pelikanë dhe ky është një numër i konsiderueshëm të krahasuar me atë të 20 viteve më parë. Në numrin më të madh të tyre është roza kërre, disa lloje çafkash, sqep luka, por edhe disa specie të rralla siç është pelikani kaçurrel, dallëndyshja e detit, apo shqiponja e detit", tha Artjon Seferi, specialist i Zonave të Mbrojtura, i cili tregon arsyet se pse ky shpend është rikthyer sërish në habitatin e vet.

"Flamingot janë shpend kolonial dhe ngrenë foletë i tyre i ndërtojnë në ishujt apo digat baltore", tha Seferi.

Pamjet me dron tregojnë madhështinë e lagunës, e dytë më e madhe në vend me një sipërfaqe prej 42 metra katrorë. Flamingot datojnë në vendin tonë prej fillim viteve 80-të. Ndërsa nga viti në vit numri i tyre ka ardhur në rritje.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?