Flamingot ‘zbresin’ në Pogradec, pamjet mahnitse të shpendit të rrallë në liqen

22 Shtator, 14:11| Përditesimi: 22 Shtator, 14:32

  • Share

POGRADEC- Flamingot vitet e fundit janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.

Në liqenin e Pogradecit, shpendi i rrallë shihet në ujërat e liqenit dhe ofron një pamje mahnitëse. 

Flamingot vitet e fundit janë shfaqur disa herë në qytetin e juglindjes dhe kanë dhuruar për vizitorët pamje relaksuese.

Flamingot janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe parapëlqejnë ujëra të kripura dhe të cekëta, ku gjejnë ushqimin e tyre të zgjedhur, në vendin tonë habitati i këtij lloji është Laguna e Nartës, Karavastasë, por edhe liqeni i Pogradecit.

Flamingot ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit.

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?