Bota

Flamuj të Indisë digjen në rrugët e Kashmirit, 152 të plagosur

24 Gusht 2019, 12:52| Përditesimi: 24 Gusht 2019, 13:00

  • Share

Mijëra protestues dolën në rrugët e Kashmirit Indian për të protestuar kundër qeverisë së New Delhi që synon të heqë statusin e veçantë për këtë rajon.

Në rrugët e Srinagarit

Protestuesit kanë dalë në rrugët e Soura, një enklavë me popullsi të dendur në Srinagar, kryeqyteti i rajonit me shumicë myslimane, duke u zotuar se do të vazhdojnë luftën për pavarësi

Spitalet plot me të plagosur

Pas djegies së flanujve të indisë nga ana e protestuesve, përplasjet me policinë rezultuan me plagosjen e 152 protestuesve.

Zbatuesit e ligjit përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj për të shpërndarë njerëzit nga rruga.

Për dekada të tëra, Kashmir ka qenë një burim i fërkimit midis Indisë dhe Pakistanit.

Të dy kombet pretendojnë të gjithë rajonin dhe kanë luftuar dy luftëra në territor që nga viti 1947.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?