Flamur Hoxha: 30-50 mijë të punësuar rrezikojnë largimin nga sektori fason, duhet injeksion i shpejtë

10 Prill 2020, 22:13| Përditesimi: 10 Prill 2020, 22:30

  • Share

Flamur Hoxha, sipërmarrës dhe përfaqësues i shoqatës së fasonëve u shpreh sonte në emisionin 'Pa Protokoll' se 30-50 mijë punonjës rrezikojnë që të mbeten pa punë dhe të largohen nga ky sektor nëse shteti nuk ndërhyn me paketa lehtësuese të favorshme, të paktën në nivelin e vendeve të rajonit. "Këtu janë 700 ndërmarrje, shumica kanë mbyllur aktivitetin prej një muaji. Qeveria duhet ti kishte mbyllur të paktën me një muaj të gjitha bizneset. I adresohem kryeministrit, që jemi shumë vonë. Nuk duhet të ndahej biznesi, duhet të ishte në bllok. Një injeksion menjëherë i një paketë të drejtpërdrejtë...Sektori ka 70 mijë të punësuar, mbulon 40% të eksporteve. Një pjesë i kanë larguar nga puna. Këtë muaj apo tjetrin do të kemi 30-50 mijë të larguar. Pasi për shkak të fitimit të ulët nuk mund të mbulojë pagën për një punë të pa bërë.  

Unë, kjo është diçka personale, kam mbuluar pagat e marsit, por për prillin e shoh të vështirë do të ketë largime nga puna. Prodhimi i produkteve të sistemit shëndetësor në Europë, si veshjet mund ta kompensojë pak, por duhet unifikim i të gjitha vendeve të BE-së, që produkti....pasi në këtë periudhë është dërguar në Azi. Ky biznes mendoj se do të jetë i ngrirë nga 3-6 muaj. Sa i përket mbështetjes nga qeveria jemi shumë vonë. Në këto vite kemi paguar taksa dhe detyrime, kostot janë rritur, ndërsa qeveria thotë nuk ka mundësi, kemi paguar 50% taksa, por shohim që nuk kthehet. Duam rimbursimin e TVSH-së që të paguhet me detyrimet. Në vendet e tjera janë ngrirë pagesat, tatimet, apo tatim fitim se është absurde. Janë disa gjëra që mjafton të shikosh vendet e rajonit dhe të bëhen" tha ai.

Ndërkohë që Ines Mucostepa, drejtuese e bashkimit  të dhomave të biznesit tha se qeveria duhet të dëgjojë shqetësimet e tyre. "Sot patëm një mbledhje me ministrat Shalsi dhe Ahmetaj. Nuk u diskutua asnjë element i paketës, ne kemi propozuar një paketë komplet të firmosur nga 22 firmëtarë, por nuk u diskutua. Kanë qenë 55 kërkesa, u informuam se po diskutohen. U diskutua edhe periudha e lehtësimit nga e hëna deri në 17:30 dhe cdo propozim që mund të bënim. Janë duke u menduar paketa lehtësuese për turizmin, fasonët edhe sektorin prodhues, por nuk patëm informacion konkret. Sot kemi turizmin, transportin, bizneset e vogla të bllokuara dhe një pjesë edhe pse janë të lejuara, gjysma kanë probleme, mund të konsiderohen të mbyllura.

Fasonët po e ndjenjë krizën për shkak të lëndës së parë, po funksionon me 50% të mundësive. Nëse do të krahasojmë vlerën ekonomike të paketës së parë është goxha e ulët, por në vendet e tjera kanë qenë më të lartë. Shpresoj që me paketën e dytë të afrohemi. Për të qenë konkurrencial edhe paketat duhet të jenë stimuluese. Serbia dhe Maqedonia janë goxha lart krahasuar me Shqipërinë. Ne jemi shumë të kënaqur nëse do të jetë një paketë e analizuar dhe dakordësuar me të gjitha palët. Jemi në një problem të përbashkët, biznesi mbulon 80% të PBB. Hapat duhet të jenë të diskuara me biznesin" tha ajo.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?