Gjykata e Tiranës

Flamur Kapllani është zgjedhur si zv. kryetari i Gjykatës së Tiranës, zëvendëson Petrit Çomon! Në detyrë si kryetar gjykate

25 Shkurt 2022, 14:13| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 14:14

  • Share

Flamur Kapllani është zgjedhur si zv.kryetari i Gjykatës së Tiranës. Ai u zgjodh nga mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve dhe ka një mandat 3 vjeçar pa të drejtë rizgjedhje. Mësohet se Petrit Çomo, si zëvendëskryetar i përfundoi mandati ndërsa sot më datë 25 shkurt u zgjodh Kapllani në këtë detyrë. Sipas ligjit Kapllani do të ushtrojë detyrën e kryetarit të gjykatës deri në një zgjedhje të kryerit të ri.

Karriera e Kapllanit: Në vitet 1997-2000 Nd/gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Skrapar. Më pas në vitet 2000-2007 Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mirditë. Gjatë periudhës 2007 -2010 Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. Prej vitit 2008 -2010 Kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. Së fundmi nga 01.04.2010 Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?