Flamur Noka denoncon nga Laknasi: Rilindja rurale rezultoi një gënjeshtër, kjo zonë është e zhytur në baltë! Rama nuk mbajti premtimet (VIDEO)

19 Shkurt 2021, 14:09| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 16:08

  • Share

Drejtuesi politik i fushatës për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Zallherrit, Flamur Noka, ishte në Laknas për të denoncuar gjendjen në të cilën jetojnë banorët.

Laknasi është pjese e projektit "100 fshatrat" dhe Edi Rama ka garantuar Rilindjen Rurale, por që për Laknasin projekti ka mbetur vetëm në 3D, sipas Nokës.

"Rilindja Rurale rezultoi një gënjeshtër e madhe për banorët e Laknasit. Sot, ky fshat është i mbuluar nga mbeturinat, me ndërtesa të vjetra të mbuluara me eternit, duke u kthyer në një rrezik për banorët e zonës.Rrugët dhe trotuaret e Laknasit janë investim i bërë në kohën kur qeveriste Partia Demokratike.”

Noka tha se me Edi Ramën dhe Rilindjen, kjo zonë është zhytur në baltë dhe ka mbetur në vendnumëro.

“Me Edi Ramën dhe Rilindjen, kjo zonë është zhytur në baltë, ka mbetur në vendnumëro!”

Ai shtoi se gjendja e Laknsit sot është shumë larg pamjes së një fshati turistik dhe se kjo situatë skandaloze ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes, e abuzimeve si dhe premtimeve të pa mbajtura të Ramës.

“Gjendja e Laknasit sot është shumë larg pamjes së një fshati turistik. Kjo situatë skandaloze ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes, e abuzimeve dhe premtimeve të pa mbajtura nga Edi Rama."

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lavdosh: 20/02/2021 03:26

    Harruan keta qe Laknasi eshte pjese e bashkise se Kamzez, qe para nje viti drejtohej perj PDse (ose me mire ka qene gjithmone e drejtuar nga PD) Kush mendon se Rama do rregulloj rrumpallen Berishsite te 30 viteve me 7 apo 12 vjet, eshte budalla. Keta nuk kane goje te flasin

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 19/02/2021 16:36

    Botoni komentin tim.... e perseris fyerje per Tironen me e perfaqesuar nje zhuls injorant si Flamur Noka nje debil ne deficence intekektuale nje morr dhe agjent serb...

    Përgjigju
    • Edi: 19/02/2021 20:32

      Ore mire e ke ti se nga Flamuri tka ardh e keqja... vazhdo mbaje kallamin e sheqerit se te ben mire... se me mandatin e 3 sdo kesh me kallam por vetem kujtimin e kallamit te sheqerit. Merruni me videot 3D e harroni realitetin ku jetoni e thoni pastaj se ju vjen e keqja nga Flamuri. Voto skenderbeun se pilafin do ta hash me kokrra se lugen do e kesh per O2.

    • Ben Tiranasi: 19/02/2021 19:25

      O Ben K*ri.. futi na qofte me raki ke pazari i ri e merr neper goje fisin. Flamur Noka ka temparamentin e till por sa per shkolle ka sa ty e fisi jot me gjith budallain, pusin e caracin. Merru me hallen e tuja daje se kallomin e sheqerit te rilindjes aty e ke, ta lepini te gjithe me rradhe ne shpi...por mos boni gabim me e kafshu se maro shpejt e ska mo pastaj.

  • O tej: 19/02/2021 16:11

    Haj dru me pre Flamur Magjar Noka.

    Përgjigju
    • Selman: 19/02/2021 20:38

      Po mo magjar eshte se eshte doktor me profesion... kurse ato qe sjane magjar jane doktor sepse ky vend piktor do qe pamjet te jene te bukura... boll kemi pa bardh e zi me enverin. Ore akoma me kompleksin e malokeve do jetoni... shifni jepini mundesi vetes e familjes te rrisni standartin e tju vijne syte se ju kane ik per lesh ty pa shqiperine 3D.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?