Flamur Noka dhe firma e tij në kontratën e lobimit

Politikë

Flamur Noka firmosi kontratën 6 mln dollarë dhe në emër të partive të koalicionit, a kanë dijeni kryetarët e 25 partive?

29 Prill, 10:53| Përditesimi: 29 Prill, 12:14

  • Share

Flamur Noka është personi që ka firmosur kontratën 6 milionë dollarë të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por Noka, ka hedhur firmën në kontratë si përfaqësuesi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që përfshin jo vetëm PD, por edhe 25 parti të tjera aleate.

Nuk dihet, nëse kryetarët e këtyre partive kanë dijeni për këtë kontratë. Në të kundërt, do të ishim përballë një shkelje të rëndë ligjore. Gjë që e thekson edhe aktivistja Evi Kokalari.

“Këto 25 partitë e vogla të koalicionit, në emër të të cilëve është firmosur kontrata e lobimit, dinin gjë çfarë po bëhej dhe që PD-ja po firmoste dhe në emër të tyre, apo është bërë pa dijeninë e kryetarëve të tjerë?

Që ta keni të qartë, të gjithë partitë e koalicionit ligjërisht kanë obligim financiar për të gjithë shumën e kësaj kontrate! Nëse ata s'kanë pasur dijeni, atëherë ky përbën krim më vete”, shkruan Kokalari.

Firma e Flamur Nokës në kontratë, si përfaqësuesi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?