FOTO/ Flamur Noka s'mbahet! Pas miellit godet me vezë makinën e Ballës dhe Gjonçajt! Bashën e quan 'tradhëtar'

8 Shkurt, 10:47| Përditesimi: 8 Shkurt, 12:10

  • Share

Pas hipjeve mbi kangjella apo nëpër dritare për të hyrë në kryesinë e Kuvendit deputeti Flamur Noka, krahu i djathtë i Sali Berishës do të mbahet mend edhe se mbuloi me miell gardistët dhe sekretarin e Përgjithshëm Genc Gjonçaj teksa ky i fundit qëndronte në oborrin e Parlamentit.

Shkaku? Nuk e lejuan sot të hyjë në seancë pasi ishte mes 23 deputetëve të përjashtuar nga sekretariati i etikës për kaosin e krijuar seancën e kaluar.

Ishte 'hakmarrja primitive' e tij për ata punonjës të cilët zbatojnë ligjin dhe rregulloren në kundërshtim me vetë Nokën, i cili dikur ka mbajtur dhe postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë e Berishës.

Iu vërsul dhe kryetarit zyrtar të PD-së, Lulzim Basha

“Je tradhtar, je i pabesë, je i paburrë, je mercenar”, i ulëriste Noka, Lulzim Bashës.

Më pasi iu vërsul me vrap dhe hodhi vezë në drejtim të automjetit të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe sekretarit të Përgjithshëm, Genc Gjonçaj, në përfundim të seancës plenare.

Noka i quan 'aksion politik', -   por që kanë provuar se nuk kanë asnjë efekt politik, veçse t'i thotë Sali Berishës se do vijojë gjithmonë të jetë krah tij edhe në këto momente të vështira të 'non grata-s i mbyllur në shtëpi pasi SPAK e heton për korrupsion lidhur me aferën e kompleksit Partizani. 

Deputetët e dinë shumë mirë se aksioni politik nuk bëhet me vezë e miell në oborr por brenda sallës me argumente dhe pr/ligje.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Rithemelimi vijon kaosin me zhurmues, Noka miell gardës e sekretarit, Basha rri e vështron! PS tërhiqet pa shpjegim për votimin e ligjit të basteve


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?