'Flamur Noka në hetim pasuror', avokati Edmond Petraj zbulon: Brenda nëntorit mund të kemi ndonjë arrestim surprizë

31 Tetor, 19:17| Përditesimi: 31 Tetor, 22:15

  • Share

Avokati Edmond Petraj zbuloi në 'Studio Live' në Report Tv se SPAK po heton pasurinë e Flamur Nokës, Fatmir Xhafajt, kryebashkiakut Veliaj dhe disa eksponentëve të opozitës. Petraj shton se brenda nëntorit mund të ketë një arrestim surprizë të rangut të lartë. 

'Mendoj që do të kemi një lëvizje dhe një përfundim ndoshta të shpejtë të hetimeve përsa i përket hetimit pasuror të disa politikanëve. Unë nuk mund t’i them dot me emra tani, por janë disa të politikanëve. Faktikisht në kushtet që jemi personat për të cilët po kryhen kryesisht hetime është hetimi pasuror dhe e vetmja gjë që mund t’i kapësh disa peronazhe janë hetimi pasuror pasi firmosjet që të cilët kanë bërë, nuk janë bërë nga titullarët, por janë nga grupet e punës që janë edhe drejetoritë përkatëse, që janë strukturat më poshtë, janë strukturat vartëse.'

Petraj thekson se disa nga dosjet janë drejt përfundimit. 

'Flamur Noka është në hetim pasuror, më duket ka filluar hetimi pasuror për zotin Xhafa, është për Erion Veliaj, është për disa deputetë të tjerë të opozitës të cilët janë duke u hetuar dhe analizuar por unë mendoj që brenda nëntorit do të kemi ndonjë surprizë të ndonjë të rangut të lartë, ky është një lloj perceptimi se ndoshta edhe dosjet e tyre mund të përfundojnë.'

Sakaq Petraj shton ka shumë raste të mosdeklarimit të pasurive që po shqyrtohen.

'Fshehja e pasurisë është ti zotëron një pasuri të cilën  e ke deleguar diku tjetër ose nuk e ke deklaruar. Pra ti ke blerë një apartament i cili edhe pse mund të mos të jetë në rastet e përfundimit të vërtetimit të pronësisë, ti duhet ta deklarosh kontratën që ke bërë. Dhe disa kontrata të cilat janë mbledhur, kanë rezultutuar se nuk janë deklaruar pasuritë. Prandaj thamë duke qenë se janë pjesë e subjektit hetimor në këto kushte që jemi te Struktura e Posaçme, e cila ka filluar dhe po bën punën e inspektoriatit dhe hetimin administrativ, po mbledh nga të gjitha institucionet të gjitha dokumentacionet përkatëse për persona të veçantë mund të lidhet se ku është.'


Lajmi kryesor:

'Meta është në relaks total', Edmond Petraj në 'Studio Live': E ka kaluar atë momentin kur ulërinte! Për 1 vit mbyllen hetimet, rrezikon deri në 10-15 vite burg


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?