Deputeti i PD-së Flamur Noka, përfundon në dyert e Gjykatës së Posaçme i paditur për shpifje. Një punonjës i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkuli, të cilin sekretari i përgjithshëm i PD-së e akuzonte publikisht në grupin e policëve që sipas tij bënte fushatë më 11 maj për Partinë Socialiste, e kallëzoi për shpifje dhe fyerje.
Deputeti demokrat nuk ishte i pranishëm në seancën e parë por u përfaqësua nga avokatja. Seanca e parë u shty pasi gjykata i kërkoi denoncuesit dhe avokatit të tij të rregullojë objekt padinë.
Flamur Noka denoncoi publikisht në rrjetet sociale se burgu i Peqinit ishte kthyer në shtat zgjedhor të kandidates së PS-së, Sara Mila dhe i akuzoi efektivët se përmes presioneve për largime nga puna kërkonin votën për PS-në.
Për këto akuza, Noka tashmë duhet të japë llogari para togave të zeza, i paditur për shpifje
Postimi i Flamur Nokës
Komente
