Kronikë

E akuzoi se u përfshi në fushatë elektorale, punonjësi i burgut të Peqinit padit Flamur Nokën në GJKKO për shpifje dhe fyerje

24 Qershor, 14:35| Përditesimi: 24 Qershor, 16:43

  • Share

Deputeti i PD-së Flamur Noka, përfundon në dyert e Gjykatës së Posaçme i paditur për shpifje. Një punonjës i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkuli, të cilin sekretari i përgjithshëm i PD-së e akuzonte publikisht në grupin e policëve që sipas tij bënte fushatë më 11 maj për Partinë Socialiste, e kallëzoi për shpifje dhe fyerje.

Deputeti demokrat nuk ishte i pranishëm në seancën e parë por u përfaqësua nga avokatja. Seanca e parë u shty pasi gjykata i kërkoi denoncuesit dhe avokatit të tij të rregullojë objekt padinë.

Flamur Noka denoncoi publikisht në rrjetet sociale se burgu i Peqinit ishte kthyer në shtat zgjedhor të kandidates së PS-së, Sara Mila  dhe i akuzoi efektivët se përmes presioneve për largime nga puna kërkonin votën për PS-në.

Për këto akuza, Noka tashmë duhet të japë llogari para togave të zeza, i paditur për shpifje

Postimi i Flamur Nokës

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?