Flamur Noka dhe mesazhi drejtuar strukturave të PD

FOTO/ Flamur Noka pranon dështimin e protestës te Bashkia e Tiranës, mesazh strukturave i shqetësuar: Duhet më shumë angazhim

29 Gusht, 15:35| Përditesimi: 29 Gusht, 19:21

  • Share

TIRANË- Protesta e sotme e opozitës para Bashkisë së Tiranës ishte një dështim me militantët gjithnjë e më të paktë në numër. Këtë fakt tashmë e pranon edhe vetë Flamur Noka, i cili menjëherë pas përfundimit të protestës i është drejtuar strukturave me një mesazh ku shfaqet i pakënaqur me pjesëmarrjen në protestë.

Shqiptarja.com ka siguruar mesazhin e Nokës drejtuar strukturave, i cili kërkon më shumë angazhim dhe pjesëmarrje në protesta prej tyre. Sekretari i Përgjithshëm i PD u kujton deputetëve dhe anëtarëve se pushimet kanë mbaruar dhe duhet të angazhohen në protesta. Noka thotë në mesazh se në protestat s’janë vetëm të anëtarëve dhe simpatizantëve, por fillimisht duhet të angazhohet Kryesia.

“Të dashur miq. Uroj që të keni kaluar mirë pushimet. Stina e vjeshtës për PD dhe opozitën do të kthehet në një stinë protestash dhe revolte, mosbindje civile ndaj narkoregjimit me qëllim krijimin e qeverise teknike si të vetmen rrugë për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira. Ky angazhim kërkon më së paku pjesëmarrjen e çdo anëtari/e të kryesisë, të grupit parlamentar, këshillit kombëtar dhe pastaj edhe të strukturave tjera të varësisë deri tek anëtarët dhe mbështetësit tanë në këtë aksion. Duhet të rifillojmë me angazhimin në protestat tek bashkia dhe Rruga e Shpresës. Protestat nuk janë detyre vetëm e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Jemi kryesi e PD dhe duhet të jemi në ballë të çdo aksioni, proteste, përballje dhe revolte. Faleminderit”, shkruhet në mesazhin e Flamur Nokës.

Në tubimin e 23-të të opozitës para Bashkisë së Tiranës, militantët e Sali Berishës Non Grata, ishin edhe më të pakët në numër. Report Tv solli edhe pamjet me dron, ku të pranishmit janë më pak se efektivët që janë vendosur në një kordon për të ruajtur sigurinë.

Në krye të militantëve, Belind Këlliçi, ndoqi edhe këtë javë shembullin e Berishës, ku pas sulmeve në protestën e kaluar drejtuar ndërkombëtarëve këtë herë sulmoi Altin Dumanin dhe SPAK.

Mesazhi i Flamur Nokës drejtuar strukturave të PD

SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?